Genc Gjokutaj dhe Petrit Vasili: Prokuroria nuk nisi hetimet për autoritetin e Dosjeve: Do e ankimojmë, thirrën vetëm njërën palë. Ja skandali i Sulës

218
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe mbrojtësi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, avokati Genc Gjokutaj kanë deklaruar se do të ankimojnë vendimin e Prokurorisë për të mos nisur hetimet ndaj autoritetit të dosjeve, pas kallëzimit të ish-Presidentit. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se Prokuroria nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, pasi ka marrë në pyetje vetëm njërën palë dhe nuk e ka thirrur Metën. Vasili tha se vendimi i prokurorisë tregon që ky institucion është kapur nga kryeministri Edi Rama pasi nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese. Vasili, duke iu referuar një interviste të dhënë në “Opinion”, thotë se drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula ka pohuar se janë bërë verifikime për Metën, ndërsa në prokurori ka thënë të kundërtën. Më 6 tetor, Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit pas kallëzimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në njoftimin thuhej se Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal, duke dalë në përfundimin se nuk gjendet para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, pasi nuk konstaton vepër penale. Pjesë nga fjala e Vasilit:Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e çështjes penale për kallzimin e bërë nga Kryetari i Partisë së Lirisë ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në permbajtje. Veprimet e prokurorisë kanë qenë skandaloze dhe të paimagjinueshme.
1. Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin. 2.Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

3.Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në datën 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se “dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime”, ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim të thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë” deklaroi Vasili.