Përndiqej këmba-këmbës/ E mitura akuzon 26-vjeçarin: Edhe më ka dhunuar, dua ndihmë

142
Sigal

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi një vajzë e mitur, ka bërë kallëzim ndaj tij në Policinë e Tepelenës.

Vajza e re ka deklaruar për uniformat blu se ky person, e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Njoftimi nga Policia Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.