“Duam shkollën tonë”/ Dita e katërt e protestës në Grizë, fëmijët dhe mësuesit kundër vendimit të Bashkisë

54
Sigal

Vazhdon dita e katërt e protestës së banorëve në fshatin Grizë të Patosit të cilët kundërshtojnë mbylljen e shkollës ku autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo godinë ka pësuar dëme në strukturë.

Prindërit janë kundër vendimit të Bashkisë, ndërsa edhe sot autobusi ka ardhur por nxënësit dhe mësuesit nuk kanë pranuar të transferohen në shkollë tjetër.

Sot nxënësit kanë shkruar nëpër fleta vizatimi dhe me brohoritje: “Duam shkollën tonë”.

Prindërit e fëmijëve gjatë protestës kërkojnë që të ballafaqohen me kryetaren e Bashkisë Rajmonda Balili e cila tha se kjo shpërngulje e fëmijëve do të jetë e përkohshme.