Reagimi i SHBA/ Ironia e Pekës: Basha, pasardhës i denjë i Jenishehrit

258
Sigal

Ambasada amerikane reagoi me një mesazh të shkurtër pas vendimit të marrë nga kreu demokrat, Lulzim Basha, në lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por gazetari Çim Peka thotë se të njëjtin mesazh mori edhe opozita fasadë e kryesuar nga Kujtim Gjuzi kur hyri në Kuvend.

“Të njëjtin mesazh që mori sot Luli nga ambasada amerikane, pati marrë Gjuzi me shoke kur morën mandatet në Kuvend pasi i dogji opozita. Basha do jetë një pasardhës i denjë e Selami Jenishehrit!” ironizon Peka.

Ndërkohë PD është rikthyer në Kuvend pas dy vitesh mungesë.