‘Beteja të forta kemi përpara’/ Ilir Meta: Agim i ri për opozitë, demokraci dhe llogaridhënie

228
Sigal

Presidenti Ilir Meta, në ditën e tij të fundit si kreu i shtetit shqiptar, ka zgjedhur të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe të këmbejë komente me ndjekësit.

Meta ka shkruar se beteja të forta e presin përpara ndërsa ka paralajmëruar se nesër nis një agim i ri, që do të rikthejë demokracinë dhe llogaridhënien në vend.

‘Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien’, ka shkruar presidenti Meta.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke mos harruar qytetarët e 2 Marsit.

‘E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi’, shkroi Meta.