Bajram Begaj lë banesën e tij dhe i drejtohet Parlamentit për t’u betuar si President

138
Sigal

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur nga banesa e tij për t’iu drejtuar godinës së Kuvendit, ku do të bëjë edhe betimin në detyrën e re.

Begaj do të ulet zyrtarisht në postin e Kreut të Shtetit duke marrë detyrën nga Presidenti në largim, Ilir Meta, i cili mbyll sot një cikël 5-vjeçar në Presidencë.