Kamioni shpërthen në flakë në mes të rrugës në Korçë, policia jep detaje

131
Sigal

Një kamion ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë. Sipas të dhënave të para, kamioni ka marrë flakë aksidentalisht, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia po merret me zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.