Xhaxho Plaku: Ju kish liindur nëna për një botë të re

1627
Sigal

Ju kish lindur Nëna.
Për një botë të re.
Lule more trima.
Zotër për Atdhe.

Seç ju lindi Nëna.
Të gjithë në një natë.
Ndaj gëzon Atdheu.
Dhe thotë: “Jam me fat!”

Ju kish lindur Nëna.
Shpirti si s’ju këput.
Nuk dallohen foshnjat
Që lindin hajdut.


Ju kish lindur Nëna.
Ç’rënkime ka derdhur.
Ustallarë u rritët.
Mjeshtër për të vjedhur.

Ju kish lindur Nëna.
S’qe lindja e parë.
Nuk e di e shkreta.
Që u bëtë vrastarë.

Ju kish lindur Nëna.
Po s’e kishte ditur.
U rritët hajdutë.
Veç për të plaçkitur!

Ç’bark ju kishte mbajtur?
Vallë ç’gji ju mëkoi?!
Qan e mjera Nënë
Dhe sytë i qorroi.

Thjesht ca foshnja lindi.
Ju Lubi u rritët.
Ia pitë gjakun Nënës,
Si Shushunjë e uritur.

Ju kish pritur Nëna
Siç pret bari vesën.
E hëngrët përbrenda
Dhe ja shuat shpresën.

Ju kish lindur Nëna,
Se donte azganë.
Ju dolët kuçedra
Që digjni Vatanë.

Se Nëna më para.
Kishte më shumë vlerë,
Sa s’kish pjellë juve,
Po ca burra të tjerë.

Kish pjellë të tjerë burra,
Tani qan e zeza,
Kish pjellë kastriotër,
Gjithnjë nëpër breza.

Kish pjellë Ismailin,
Kish pjellë Boletinin,
Dinin ç’është Vatani,
Se çështë Nëna dinin.

Pse ndryshuan lindjet?
Mos qe farë detyrë?
Pse këta të fundit?
Lindin pa fytyrë!

Në epokën tonë,
Pa fytyrë të gjithë.
T’u thaftë moj Nënë.
Që polle veç bythë!

Me bythë të zunë frymën
Dhe me bythë drejtojnë.
T’i kanë shqepur rrobat
Dhe të përdhunojnë.

Se popujt e tjerë,
Sa do të drobiten.
Kur lindin kuçedra
Nuk i lënë të rriten.

Kurse ne Shqiptarët
Nuk mësuam kurrë.
Ne rritim kuçedra
Dhe vrasim çdo burrë.

Të vodhën, moj Shqipe!
Të shqyen të grinë!
Në vena s’kanë gjak,
Po kanë babëzinë.

Mallkoi, moj Nënë!
Shumë dhe sa më rëndë,
Se po na pi në gjakun.
Po na shesin vendin.

Si do që ke hallin,
Fli me burrë dhe një herë,
Mbase lind prapë burra,
Mbase s’lind kolerë.

Mbase lind Konica,
Noli e Naimin,
Mbase s’lind tradhtarë,
Mbase lind racë trimi.