Kozma Gjini: “Politikanët e matrapikut”

537
Sigal

Për dijeni, kryeveteranit të humorit, z.Hyskë Borobojka, Tiranë

 …Më ranë shojet e opingave duke të kërkuar rrugëve të Tiranës, madje nxora kupën e gjurit tavolinave nëpër trotuare, o miku im i dashur, Hyskë Borobojka, po s’qe e thënë të të takoja. Pu, pu, ç’ishte bërë kështu Tirana! Rregulluar e zbukuruar… nga sytë mos i rënçin. Yrnek! Ndërtime, e ç’ndërtime (!)

-Borobojkën e gjen te ministria e “Shkatërrimit”, më thanë. I ka vënë detyrë drejtori të investigojë (në gjurmë të një fejtoni) për punët “e mira” të qeverisë që zbriti dhe të kësaj që hipi. Jarebi, thashë me vete: Që kishte një Ministri Ndërtimi, e dija, por që të kishte edhe një të “Shkatërrimit”?!

-Hyskë Borobojka është për të ndërtuar e jo për të shkatërruar, – i thashë këtij që m’u duk si kunjaxhi. Ai gjithmonë ka qenë dhe është në opozitë me qeveritë.

 -Byrazer, e shoh që vuan nga diletantizmi provincial,-ma ktheu ky. Po televizor keni ju andej? Të kujtohet, para pak vitesh, kur nisi  ndërtimi i mbikalimit me hekur e beton te “Zogu i Zi”? Me lekët tona u bë, s’u bë me gjethe duhani. E përfundoi? Naaa… bërrylin. I tha ai i madhi …do ta prish dhe ia prishi. Bravo i qoftë! Ha ha ha! Tani, ai i madhi u bë i vogël, kurse i vogli u bë i madh. Në këtë botë lahen gjynahet…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf