Intervista e Pelo Pelivanit me Fatos Nanon
Pelo Pelivani:
Dhe pse tani s’ke
Para dhe parti
Si tapa mbi ujë
Dole përsëri!..
Fatos Nano:
Pelo Pelivani
Që t’u mbylltë vëra
Une jam Fatos Nano
Dhe i kam të tëra!..
Domosdo që kam
Para dhe Parti
Kam dhe Kaso Kosën
Po të kam dhe ty!..
E kam thënë dikur
O Pelo mavria
Se mua më vjen
Prapa historia!..
Pelo Pelivani
Pa tjetër më ke
Fatos historia
Sepse të dy jemi
Ne nga Lunxhëria!..
Gjithë zbatharakëve
U veshe këpucë
Ndaj dot s’e kuptoj
Pse të lanë në llucë?!
Fatos Nano
Të dija të zgjuar
Ke tru sa një mackë
Si nuk e kupton
Që mbetën në grackë!..
Ata që s’më duan
Tani mirë i di
Ndaj me shpatën time
S’do kursej njeri!..
Ata liliputë
Ma dine zotësinë
S’e kam hiç problem
Që t’u marr partinë!..
I përpij të gjallë
Me sy e me vetulla
Se në kohën time
Hante qeni petulla!
Në kohë të këtyre
Që nuk më dhanë votën
Po ra nga hambari
Miu thyen kokën!..
Populli thotë “Eja”
Nuk thotë “Nano ik”
Do vij si rrufeja
Si krisht me kamxhik!..
Pelo Pelivani
Çdo bësh këtë vjeshtë
Jam kurioz ta di
Një lavazh të thjeshtë
A’ katharsis të ri ?!..
Fatos Nano
Do t’i bëj o Pelo,
Gjithë Shqipërisë
Një lavazh të thellë
Dhe një Katarsis!..
Mua përsëri
Më kërkon epoka
Këtu peshku i madh
Është qelbur nga koka!..
Prapë me fatos Nanon
Unë kam lidhur besë
Që kokën e qelbur
Çdo peshku t’ia pres!..
Pelo je i mënçur
Besoj e kupton
Kjo puna e “prerjes”
Është figuracion!..
Po unë do kthehem
Si dallga në dete
Të gjithë do ti bëj
Të flasin me vete!..
Pelo Pelivani
Medemek do bëhesh
Si një biçim shpate
Po dua ta di
Kush është karta jote?!..
Fatos Nano
Kush është karta ime?!..
E kupton dhe dhia
Nuk do dhe shumë mend
Është varfëria!..
Është varfëria
Që gojën ka hapur
Dhe si oktapodi
Gjithë vendin ka kapur!..
Kjo kartë më bën
Të fortë si njëhekur
Aq më shumë që kemi
Opozitë të vdekur!..
Rama s’ka fituar
As dhe një betejë
Ndaj rikthimi im
Besoj që do vlejë!..
Tani mir u pafshim
Paqe dhe shëndet
Si tani një vit
Do jem në pushtet!..
Pelo Pelivani
Kjo mund të ndodhë
Se s’je njeri koti
Mirë u pafshim Nano!..
Të ndihmoftë Zoti