Ergys ALUSHI/Monica të keqen…

531
Sigal

Përse je strukur aty në cep a të keqen…
kush të ka mërzitur…
kush të ka zhgënjyer…
kush të ka folur keq…
kush t’i ka prerë shpresat…
llafet e botës atë punë kanë…
kanë mbushur dynjanë…
me lista…
me emra drejtorësh…
ky bën, ai apo jo nuk bën…
ky ka punuar më shumë se ai…
ajo ka bërë më shumë foto me kandidatët…
ky ka qenë në shtabin e atij, ai tjetri na e ka sharë kandidatin…
ky do iki nga bashkia se do të shkoj drejtor atje…

Hall i madh a të keqen…

Të drejtë ke të mërzitesh…
e ka thënë mirë Aliu se “është kohë e maskarenjëve”…
vlonjat ka qenë edhe Aliu…
maskarenj ka patur edhe në kohën e tij…
është koha e sahanlëpirësve…
janë të zotë për të gjetur sahanin këta a të keqen…
I bëjnë të gjitha për atë të shkretë sahan…
për sahanin e radhës…
nuk e kanë për gjë…
gjoja në emër të kontributit…
idealit…
ndryshimit…
rilindjes…
vlorës…
të ardhmes…
bla bla…
kolloqife me rigon…

Monica të keqen…

Dil nga ai cep a të keqen…
mos u tërhiq…
mos u dorëzo…
sahanlëpirësit këtë duan…
të të zënë vendin që lë t’i bosh duke u strukur mënjanë.…
duhet luftuar…
duhet folur…
duhet ngritur zëri…
duhet thënë e vërteta…
u duhet çjerrë maska…

Monica të keqen…

Dil nga ai cep a të keqen…
mos u dorëzo para maskarenjëve…
mos u beso listave hije të drejtorëve…
të atyre që vijnë e ikin sa herë nuhasin pushtetin apo rënien…
nëse edhe Rilindja dorëzohet para sahanlëpirësve, në djall të shkojë e gjitha kjo…
ky vend nuk ka për t’u bërë më nëse vazhdohet si deri tani…