Arben DUKA/Thonë s’do kemi dy, por tri katër pole

319
Sigal

Zyrtarisht  akoma,

kambana  s’ka rënë,

po prapë ka gjëmime,

në Atdheun  tènë!

Gjuhët e liderëve,

bukur janë kurdisur,

fushata pa zhurmë,

si fillim ka nisur!

Thonë s’do kemi dy,

por tri katër pole,

ndaj më shumë,

do zbrazen, ato portofole!

Realisht e di,

dhe një mendje thiu,

toka ka dy pole,

Jugu dhe Veriu!

Toka ka dy pole,

Jugu dhe Veriu,

paralel tek ne,

Edi dhe Saliu!

Toka ka dy pole,

miliona vjet,

po këtu u shpik,

dhe Poli i Tretë!

Ndaj unë e vras mendjen,

përditë nga një çikë,

ku mug ta vendosim,

në hartë këtë pikë!

Më thotë gjeografi,

goxha burrë i vjetër,

nuk mund të vendoset,

s’ka vend për pol tjetër!

Harta nuk lëviz,

thotë prapë burri i vjetër,

ndaj thuaj Bamirit,

 t‘i gjejë emër tjetër!

T’i vëjë emër tjetër,

që mos mbetet hiç,

po të jetë në mes,

quhet  sanduiç!

Tani e kuptojnë,

dhe më budallenjtë,

ashtu do ta shtypin,

të dy të mendjemëdhenjtë!

(vijon)