Arben DUKA/Edi Rama me Fred Pezën, të kuqe do bëjnë vezën!

447
Sigal

PS ecën para,

Njëlloj si gaforrja,
Duhej Alfred Peza,
Që t’i vijë fitorja!

Duhej Alfred Peza,
Ky djalosh shëtitës,
Që shëndenë t’i themi,
Të gjithë opozitës!

Të vije më parë,
Do kishim shpëtuar,
Pse erdhe kaq vonë,
Pse kaq i vonuar!

Saliut me kohë,
Do t’i vinim flamën,
Dhe në vend të tij,
Sot do kishim Ramën!

Ardhja jote bir,
Është një lajm vërtet’,
Asnjë ditë anëtar,
Drejt e deputet!

Të vije më parë,
O djalosh i vjetër,
Ngjitur me Peqinin,
Ke një Pezë tjetër!

Vlerë e tij e vetme,
Në të gjithë kuptimin,
Vetëm se ka babë,
Legjendar Myslimin!

Edvini në fakt,
Fort të promovoi,
Po s’na tha në fakt,
Kush të propozoi?!

Që të dy ndriçonit,
Ishit optimistë,
Po ende PS-ja,
S’ka nxjerrë ndonjë listë!

Në vijim Edvini,
Bën nga këto gafa,
Pastaj i dhemb koka,
Pastaj i ther qafa!

Domosdo nga unë,
E ka një urim,
Po s’e honeps dot,
Gjithë këtë pompim!

Gjithë këtë pompim,
Që të bëri Rama,
Sikur t’i kish ardhur,
Vetë Barak Obama!

Domosdo do kesh,
Një vend të sigurtë,
Për ty kryetari,
Paska katapultë!

Tani vjen kushdo,
Se vjen erë pushteti,
S’është vështirë të hash,
Kur kos bëhet deti!

Ta gëzosh o Edi,
Këtë “kryevlerë”,
Po para Alfredos,
Ka njëmijë të tjerë!

Ka njëmijë të tjerë,
Që hoqën andrallat,
Dhe lanë për PS-në,
Kockat dhe kokallat!

Do të thotë ndonjëri,
E ke dhe për vete,
Kjo nuk diskutohet,
Se gjëmoj si dete!

Po të kish peshore,
Do dukej tamam,
Kush është njëqind ton,
Kush është njëqind gram!