Studimet e larta në shkollat gjermane.  Bursa Ndërkombëtare e  Parlamentit (IPS) 2022

249
Sigal

Studimet e larta në shkollat gjermane.  Bursa Ndërkombëtare e  Parlamentit (IPS) 2022. Ja si realizohet aplikacioni për konkurimin, dokumentet, kriteret dhe afati deri në 31 korrik

Gjermani/ Si realizohet aplikacioni i kompletuar për konkurrim dhe dokumentet që duhet të përmbajë

Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit  (IPS) 2022

Kush ka vendosur që të studiojë në Gjermani, ka bërë një zgjedhje shumë të mire, pasi që leja e qëndrimit mund t’ju sjellë shumë gjëra pozitive. Fillimisht, do të duhet që ju të siguroni një vend studimi në universitetin e dëshiruar. Mirëpo për një studim komplet apo vetëm për ndonjë semester, vendet janë të kufizuara dhe konkurrenca është e madhe. Nga kjo është e qartë që duhet të jeni të informuar sa më herët që është e mundur dhe të përfundoni të gjitha formalitetet e domosdoshme. Kush dëshiron të absolvoj studimet komplete në Bachelor apo Master si student internacional, duhet t’ju nënshtrohet procedurave të rregullta, sikurse edhe një student gjerman, edhe pse në raste të veçanta ka numër të caktuar të rezervuar për studentë të huaj. Pasi që ende në Gjermani nuk ekziston një qendër e veçantë për sigurimin e vendeve për studime, aplikimi do të duhet të jetë individual në universitetet gjegjëse. Kjo mund t’ju sjellë deri te ndonjë paqartësi pasi që varësisht nga drejtimet e caktuara në universitete, proceduarat e aplikimit janë mjaft të ndryshme nga njëri universitet, tek tjetri. Bazuar në këtë, duhet të plotësohen parakushte të ndryshme për pranim, kushte të ndryshme, si dhe dokumente te ndryshme dhe specifike. Bundestagu gjerman ndan çdo vit Bursa Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për absolventë, të cilët janë të interesuar në politikë dhe dëshirojnë të angazhohen në mënyrë aktive në vlerat themelore demokratike në vendet e tyre. Pjesa kryesore e IPS-së është një bashkëpunim tremujor me një anëtar të bundestagut gjerman. Bursistët me këtë rast përfshihen në mënyrë aktive në punë, brenda një zyre të një deputeti gjerman. Në kuadër të bursës, pjesëmarrësit gjatë semestrit veror do të regjistrohen në Humboldt Universität zu Berlin, apo në njërin nga universitetet tjera në Berlin. Ata marrin një bursë mujore në vlerë prej 500 Euro. Bursa mbulon gjithashtu edhe shpenzimet e akomodimit, shpenzimet e rrugës deri në Berlin dhe kthimin nga Berlini, si dhe sigurimet e ndryshme. Programi mbahet nga 1 marsi deri më 31 korrik 2022.

Kriteret për konkurrim janë:

  • Nënshtetësia shqiptare
  • Studimet e përfunduara (B.A., B.S., M.A., provimi i diplomës së magjistraturës, provimi shtetëror, apo doktorata) në çfarëdo drejtimi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët);
  • Interesim i shquar për marrëdhënie politike dhe shoqërore, si dhe për histori gjermane;
  • Angazhim politiko-shoqëror;
  • Kufizimet e moshës: Në momentin e fillimit të programit, nuk duhet të jetë tejkaluar mosha prej 30 vjetësh;

Aplikacioni i kompletuar për konkurrim duhet të përmbajë dokumentet vijuese në gjuhën gjermane:

  • Formularin për konkurrim (të nënshkruar me dorë);
  • Arsyetimin e detajuar rreth konkurrimit (jo më shumë se dy faqe, të nënshkruar me dorë);
  • Diplomën për përfundimin e studimeve (në origjinal, ose në kopje të vërtetuar në gjuhën gjermane, ose angleze, të skanuar);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët) në gjuhën gjermane, jo më e vjetër se dy vjet;
  • Dy rekomandime në gjuhën gjermane, ose angleze (jo më të vjetra se një vit), një nga një profesor universiteti, një nga punëdhënësi, në të cilin vlerësohet kualifikimi profesional i konkuruesit/es për bursën IPS dhe i shkruar në letër zyrtare të institucionit përkatës;
  • Një fotografi për konkurrim, e ruajtur si foto-dokument (në format JPEG, ose një tjetër);
  • Kopja e pasaportës së udhëtimit, ose kopja e letërnjoftimit.

Afati i konkurrimit është: 31 korrik

 

INFO nga Ambasada Gjermane:

Studimet e larta në Gjermani

  1. Sistemi i shkollave të larta në Gjermani

-Ç’lloje shkollash të larta ekzistojnë në Gjermani?

-Tre lloje kryesore: universitete, institute të larta profesionale dhe shkolla të larta të arteve.

-Cilat janë ndryshimet midis këtyre shkollave të larta?

-Në mënyrë shumë të përgjithshme mund të thuhet që studimet në universitete janë më teorike dhe më të gjata në kohë, studimet në institutet e larta profesionale janë më praktike dhe më të shkurtra. Dhe është e kuptueshme që nuk mund të jepet një vlerësim i përgjithshëm për shkollat e larta të arteve.

-Çfarë lloj diplomash mund të merren në shkollat e larta gjermane?

-Diploma e instituteve të larta profesionale deri tani quhej “Diplom”, ndërsa në universitete deri tani ka patur tre lloje diplomash: “Staatsexamen” për mjekët dhe juristët, “Diplom” për studimet e shkencave natyrore, sociale dhe ato të inxhinierisë, si dhe “Magister” për studimet e dijeve humane.

-Përse përdorni fjalët “deri tani”? Nuk është më aktual ky sistem?

-Sistemi që sapo përshkruam nuk do të ekzistojë më brenda pak vitesh. I ashtuquajturi “Procesi i Bolonjës” do të thotë që në Gjermani, si dhe në të gjitha vendet e tjera europiane do të ekzistojnë vetëm diplomat “Bachelor” (diploma e parë) dhe “Master” (diploma e dytë) – me përjashtim të mjekëve, teologëve dhe juristëve, për të cilët ka ende shumë debat. Diplomat “Bachelor” dhe “Master” kanë si qëllim që studimet të bëhen më të shpejta dhe më eficiente. Atëherë, nëse dëshironi të kryeni studime me perspektive, më mirë kërkoni studimet “Bachelor” ose “Master”. Deri tani, rreth 35 përqind e studimeve në Gjermani, përputhen me këtë sistem të ri.

-Cili është ndryshimi kryesor midis sistemit shqiptar dhe atij gjerman?

-Në Gjermani shkollat e larta gëzojnë një autonomi relativisht të madhe, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik. Kjo do të thotë që çdo shkollë e lartë ka një profil të ndryshëm, gjë që në shumë raste krijon probleme për studentët e huaj që janë në kërkim të një universiteti ose të studimeve të përshtatshme. Nga ana tjetër shanset për të gjetur një universitet që përmbush maksimalisht dëshirat dhe kërkesat e studenteve, janë më të larta. Por cilido qoftë universiteti juaj – në Gjermani mund të jeni të sigurtë se, kudo të studioni, sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.