Studim dhe punësim në Kanada ja tre programe emigrimi

1019
Sigal

Si të aplikoni paralelisht për të punuar dhe për të studiuar në Kanada. Programi siguron kontratë pune; strehim; mbështetje për vizë dhe mësim gjuhe.  Ka shumë vende dhe shumë mënyra për të emigruar jashtë Shqipërisë. Por kur studimi dhe punësimi kombinohen të dyja në një, dhe kur bëhet fjalë për të ikur në Kanada, kjo do të ishte zgjedhja perfekte për çdonjërin prej nesh. Pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë të rinjve shqiptarë me arsim të lartë apo të mesëm, të cilët nuk kanë mundur ta gjejnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, për shkak të mungesës së vendeve të punës, apo arsyeve të tjera ne ju sugjerojmë Kanadanë. Aq më tepër në një moment kur vendet tona fqinje, por jo vetëm janë prekur nga kriza ekonomike dhe ku papunësia po rritet çdo ditë e më shumë, një vend si Kanadaja me një standard të lartë jetese do të ishte zgjidhja ideale, për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Studim dhe punësim
Programi i Studimit dhe punësimit (Work and Study ose Study and Internship) kombinon një periudhë të studimit me një periudhë të barabartë të punës. Kjo mund të jetë punësim për një sezon të caktuar ose të jetë stazh me pagesë. Kjo ofertë ju jep mundësi studimi dhe për të përmirësuar anglishten tuaj në një shkollë të lartë në Vancouver. Ju mund të njiheni me miq nga e gjithë bota, dhe për të fituar përvojë dhe njëkohësisht para. Kohëzgjatja e programeve si fillim është: 4-12 muaj. Në program përfshihen: studime intensive anglisht (25 orë/javë), një stazh të garantuar/ kontratë pune, mbështetje për vizë, përgatitjen për intervistë dhe trajnim, sesion orientim pas mbërritjes me informacion praktik (llogari bankare, numrin e sigurimeve shoqërore, celular,etj), udhëzues të qytetit Vankuver, monitorim i vazhdueshëm, mbështetje për të gjithë vendosjen tuaj.


Kriteret dhe kostot
Mosha e aplikantit për këtë program (studim dhe punësim) duhet të jetë 18-35 vjeç. Aplikanti duhet të ketë njohuri mbi nivelin mesatar të gjuhës angleze. Aplikanti duhet të aplikojë minimumi 3 muaj para datës së fillimit të punës. Aplikanti duhet të ketë përfunduar minimalisht shkollën e mesme. Gjithashtu brenda kostos që do të paguani për programin e emigrimit, e cila varion nga 2200 deri në 5950 dollarë kanadezë, agjencia apo kompania (ku do të aplikoni) do të ofrojë për ju disa shërbime, si: kontratën e punës; siguracionin; posta për marrjen e kontratës dhe dokumenteve të tjerë për t’u futur në ambasadë për vizën; transferta bankare; asistencë deri në marrjen e vizës; mbështetje e vazhdueshme deri në përfundim të programit. Akomodimi do të mbulohet nga punëdhënësi.

Programi 1
Për programin e parë (programi A) mund të aplikosh për një periudhë kohe prej 6 muajsh (3+3); nga këto 2 muaj kurs anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 3 muaj pune ose internship. Të gjitha këto kanë një tarifë prej 3950 dollarë kanadez. Brenda programit A, mund të aplikosh edhe për një periudhë kohe prej 12 muaj (6+6), ku nga këto 5 muaj kurs anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 6 muaj  pune ose internship. Tarifa për këtë aplikim kushton 5950 $ kanadez.

Programi 2
Nëse aplikoni në programin e dytë për 6 muaj; (6 javë + 18 javë); nga këto 2 javë do të jenë kurs full-time  për anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 18 javë pune ose internship plus kurs anglisht part-time me 10 orë/javë , të gjitha për një pagesë prej 3250 $ kanadez. Një tjetër aplikim mund të jetë për 12 muaj (3-9); nga këto 2 muaj kurs anglisht, 1 muaj kurs anglisht profesional për turizëm ose biznes dhe 9 muaj punë ose internship, për 4600 $ Kanadez.

Programi C-Short Term:
Ky lloj programi është i shkurtër për vetëm 4 muaj (1 + 3). Nëse aplikoni për këtë program emigrimi ju do t’i ndani 4 muajt në; 1 muaj kurs full time anglisht, dhe 3 muaj pune ose internship. Ky aplikim kushton vetëm 2200 $ kanadez.

Procesi për vizën
Pasi ju të vendosni të zgjidhni një nga këto programe, agjencia do t’u përgatisë aplikimin tuaj për vizë, ku caktohet data e intervistës me punëdhënësin. Pas intervistës me punëdhënësin procedohet me marrjen e kontratës së punës dhe ndërkohë pregatitet dosja për në ambasadë. Me miratimin e dosjes suaj dhe me mbërritjen tuaj në Kanada, agjencia ju organizon një seancë orientimi kombinuar me një praktikë intervistë me agjencinë partnere në Vankuver. Për të aplikuar në një nga këto programe që ju shpjeguam më sipër mund të dërgoni një CV me foto me subjekt: “Studim dhe Punësim-Vankuver” në adresën [email protected].