Ja si mund të studioni në Spanjë. Procedurat dhe dokumentat që kërkohen për marrjen e vizës dhe aplikimi për sutdentët e nivelit Bachelor. Rastet kur ndalohet hyrja

334
Sigal

Si mund të studiosh apo të hysh në Spanjë, procedurat, dokumentet

Të huajt që zotërojnë një leje qëndrimi të vlefshme ose një vizë të vlefshme afatgjatë të lëshuar nga një shtet tjetër i Shengenit, mund të qarkullojnë për një maksimum prej 90 ditësh, në çdo periudhë prej 180 ditësh, nëpërmjet territorit të shteteve të tjera të Shengenit, me kusht që ato të jenë të pajisur me një pasaportë ose dokument udhëtimi të vlefshëm dhe në fuqi, të argumentojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të tyre, si dhe mjete financiare të mjaftueshme për të mbajtur veten gjatë periudhës së qëndrimit në Spanjë dhe të vërtetojnë që nuk paraqesin asnjë rrezik për shëndetin publik, rendin publik, sigurinë kombëtare ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Spanjës apo shteteve të tjera, me të cilat Spanja ka një marrëveshje. Gjithashtu, atyre do t’u kërkohet që të mos jenë të përfshirë në listën kombëtare të personave të papranueshëm të shtetit anëtar në fjalë.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);
 Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash e nivelit PhD (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
– Diplomë e nivelit Bachelor dhe Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
– Diplomë e nivelit Master dhe listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Plani i kërkimit mbi tezën e PhD;
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
-Letër paraprake pranimi nga një Koordinator i programit Ph.D. në Universitetin e Granadës,
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);

Në çdo rast, kontrollet e policisë mund të refuzojnë hyrjen (edhe nëse keni pasaportë të vlefshme dhe / ose vizë) në rastet e mëposhtme:

 

–  Udhëtime me karakter turistik ose privat.

Në këto raste mund të kërkohet dorëzimi i njërit nga dokumentat në vijim:

  1. Dokumentin që vërteton banesën ose letrën e ftesës nga një individ, nëse qëndron në shtëpinë e tij, lëshuar nga stacioni i policisë që korrespondon me vendbanimin e tij.

E rëndësishme: Në asnjë rast, ftesa nuk zëvëndëson vërtetimin nga ana e të huajit, për plotësimin e kritereve të tjera të kërkuara për hyrjen.

  1. Konfirmimi i rezervimit të një udhëtimi të organizuar, me itinerarin.
  2. Biletë kthimi ose e turit turistik

Për vërtetimin e mjeteve ekonomike, do të merren parasysh dispozitat e Urdhrit PRE / 1282/2007, të datës 10 maj, mbi mjetet ekonomike, zotërimi i të cilave duhet të vërtetohet nga të huajt për të hyrë në Spanjë. Shuma minimale për t’u vërtetuar është 73.59 euro për person në ditë, me një minimum prej 661.50 euro ose ekuivalentin e saj ligjor, në monedhë të huaj.

 

– Udhëtime me karakter profesional, politik, shkencor, sportiv ose fetar ose për motive të tjera.

Mund të kërkohet paraqitja e ndonjë prej dokumentave në vijim:

  1. Ftesa e një kompanie ose autoriteti për të marrë pjesë në mbledhjet, konventat etj, me natyrë tregtare, industriale etj.
  2. Dokument që vërteton ekzistencën e marrëdhënieve tregtare, industriale, etj.
  3. Karta hyrëse për në panaire, kongrese, konventa, etj.
  4. Ftesa, karta të hyrjes, rezervime ose programe ku mundësisht të pasqyrohen, emri i organit ftues, kohëzgjatja e qëndrimit ose çdo lloj dokumenti tjetër që tregon qëllimin e vizitës.

 

– Udhëtime studimi ose lloj tjetër trajnimi.

Mund të kërkohet paraqitja e ndonjërit prej dokumentave të mëposhtëm:

  1. Dokumenti i regjistrimit në një qëndër mësimore për të marrë pjesë në kurse teorike dhe praktike formimi/edukimi.
  2. Certifikata përkatëse për kurset e ndjekura.

Në raste të veçanta, paraqitjen e certifikatave mjekësore të kërkuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve të Konsumatorit dhe të Punës dhe Emigracionit, ose në zbatim të rregulloreve të Bashkimit Evropian. Kërkesa për pajisjen me këto certifikatave do të komunikohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe brenda një kohe të mjaftueshme. Të mos jetë sukjekt i një ndalimi hyrje (regjistruar ne S.I.S [Sherbimi i Informacionit Shengen] ose në Regjistrin Kombëtar.

 

Përbëjnë shkak të ndalimit të hyrjes rastet, kur:

  1. Kanë qenë më parë të dëbuar ose kthyer nga Spanja ose nga një shtet Shengen.
  2. U është ndaluar hyrja shprehimisht për aktivitete në kundërshtim me interesat e Spanjës apo të drejtat e njeriut, ose për lidhje të dukshme me organizatat kriminale.
  3. Të jetë në kërkim ndërkombëtar për arsye kriminale.
  4. Të përbëjë një rrezik për shëndetin publik, rendin publik, sigurinë kombëtare ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Spanjës ose të shteteve të tjera me të cilat Spanja ka një marrëveshje për këtë çështje.
  5. I kanë shpenzuar 90 ditët e qëndrimit në një periudhe prej 180 ditësh.