Kroacia kërkon punëtorë sezonalë për turizmin , rroga 900-1100 euro

182
  • Punëtorët sezonalë nga Serbia kanë pushtuar Kroacinë!
Sigal

Pandemia e ka ulur kërkesën për fuqi punëtore në Kroaci, por ende turizmi dhe gastronomia kanë nevojë për punëtorë sezonalë. Para sezonit veror, portalet kroate po kërkojnë kuzhinerë e punonjës hotelesh. “Punëtorët sezonalë nga Serbia kanë pushtuar Kroacinë!” Ky ishte një titull bombastik i mediave kroate para pikërisht dy vjetësh, kur Kroacia kishte 5 herë më shumë turistë, se banorë. Sigurisht në kushte të tilla, kur turizmi kroat mori kaq hov, edhe nevoja për fuqi punëtore nga jashtë ishte e madhe. Pandemia e ka ulur ndërkohë këtë ritëm, por edhe këtë verë, Kroacia do të punësojë punëtorë sezonalë. Një prej tyre është Aleksandar Simić nga Beogradi, i cili prej 20 vjetësh gatuan kudo në kuzhinat e botës. Por pandemia i ka mbyllur shumë rrugë. Këtë verë Aleksandri do ta kalojë në vendin fqinj, Kroacinë, në kuzhinën e restorantit në Promajna, një zonë bregdetare në afërsi të Splitit. Kushte të mira pune dhe lirshmëria gjuhësore në komunikim e bëjnë atë të shpresojë, që ky ishte vendimi i duhur. Fillimi është shpresëdhënës.”Punëdhënësi im është i shkëlqyer, dhe nuk mund të ankohem, gjithçka që ai e ka premtuar, e ka mbajtur deri tani. Kuzhina është moderne dhe e re, gjë që ka rëndësi në punë. Ekipi që ka ardhur këtu të punojë është i mirë, shumica vijnë nga Beogradi”, thotë Aleksandar Simić.