Me paratë e taksapaguesve, shtetarët shëtisin nëpër botë

239
Sigal

Tendera pafund/ Shqiptarët në shtëpi, shtetarët “në ajër”

 

Politikat e dobëta diplomatike pengojnë qytetarët të udhëtojnë, por ata paguajnë mijëra euro për të lëvizur në vendet Shengen, për bukën e gojës.

 

Pandemia ka bllokuar lëvizjen e lirë! Të njerëzve të thjeshtë, atyre që iu duhet të udhëtojnë me patjetër për bukën e gojës. Apo të atyre që duan të takojnë familjarët. Politikat e dobëta diplomatike kanë sjellë këtë situatë, teksa shqiptarët po paguajnë mijëra euro për të lëvizur në vendet Shengen. Po gjejnë mënyra e mënyra, madje edhe në të zezë. Kufijtë vijojnë të jenë të bllokuar për në BE, ndërsa pak vende i kanë hapur.

Por, edhe ato duhet që shqiptarët të jenë të vaksinuar me vaksina që njihen në BE. Shumica e shqiptarëve kanë marrë vaksinat kineze dhe ruse, të cilat ende nuk njihen për në BE. Por, a vlen e njëjta gjë edhe me shtetarët? Ata që bëjnë këto politikat apo ata që kanë në dorë bisedimet diplomatike për hapjen e kufijve? Sipas një vëzhgimi jo! Ata lëvizin të lirë, madje në gjithë botën. Lehtësimi i masave ka sjellë një fluks të tenderave për blerje bileta udhëtimi nga institucionet shtetërore.

Do të udhëtojnë, jo me paratë e tyre, por me paratë tona. Ato të taksave të shqiptarëve që janë bllokuar dhe nuk udhëtojnë dot. Apo, edhe kur udhëtojnë duhet të bëjnë dhjetëra dokumente, me kosto tepër të larta. Sipas vëzhgimit, Këshilli i Ministrave ka hapur një tender për blerje bileta udhëtimi Tiranë-Varshavë.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Bashkia e Tiranës ka hapur një procedurë tenderimi me objekt blerje bileta udhëtimi me itinerat Tiranë -Luksemburg. Kërkohen të blihen 4 bileta avioni.

Tenderat vijojnë nga RTSH që kërkon bileta udhëtimi Tiranë-Milano. Ndërkohë, punonjësit e Kuvendit të Shqipërisë do të udhëtojnë për në Gjermani, në Frankfurt. Ministria e Jashtme do të udhëtojë për në zemrën e Evropës, Bruksel. Ndërsa, po punonjësit e Kuvendit, do të udhëtojnë për në Kishinau dhe Jerevan.

Tendera kanë bërë pothuajse të gjjtha institucionet shtetërore, duke u dyndur në aeroporte për të udhëtuar dhe të rifitojnë kohën e humbur. Natyrisht, udhëtimet lidhen edhe me stinën e verës apo edhe me sezonin e modës verë-vjeshtë 2021./ “Bold news”