Ambasada e Francës në Shqipëri shpall thirrjen për aplikimet për programet e bursave të studimit të qeverisë franceze

188
Sigal

Ambasada e Francës në Shqipëri ka shpallur thirrjen për kandidatura për programet e bursave të studimit të Qeverisë Franceze. Bursat e studimit janë të destinuara për nivelin Master dhe Doktoraturë.
Formulari i kandidaturës për vitin akademik 2023-2024 mund të shkarkohet në adresën e mëposhtme: https://al.ambafrance.org/Etudiants-en-master-ou-en-doctorat-postulez-au-programme-de-bourses-du

Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e plotësuar në Ambasadë para 31 majit 2023.

Kushtet për t’u zgjedhur

Fushat e studimeve: Të gjitha disiplinat përfshihen. Megjithatë, prioritet do të kenë fushat e mëposhtme: klima, bio-diversiteti, mjekësi, energji, migracioni.

Kandidati duhet të jetë shtetas shqiptar.

3- Dosja e candidatures.

Dosja e kandidaturës duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

– Formularin e kandidaturës për Master ose për Doktoraturë.

– Kopjen e pasaportës.

– Kopjen e diplomës më të lartë dhe listat e notave (dokumente të përkthyera dhe të noterizuara).

– Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës frënge (B2) ose angleze sipas Masterit ose tezës së parashikuar.

– CV në frëngjisht (në anglisht vetëm për shkollimin në anglisht).

– Letrën e motivimit në frëngjisht për të prezantuar projektin e shkollimit në Francë (në anglisht vetëm për shkollim në anglisht)

– Marrëveshjen për tezën e doktoraturës.

– Letrat e rekomandimit nga drejtuesi/t) dhe/ose një pedagog i institucionit nga vjen kandidati.

– Vërtetimin e regjistrimit ose kopje të korrespondencës së shkëmbyer me universitetin francez.

Bursat do t’u akordohen vetëm kandidatëve, që kanë një regjistrim në një universitet francez. Dosja duhet dërguar ose depozituar para 31 majit 2019 në Ambasadën e Francës në Shqipëri.

A është e mundur të studiosh në anglisht në universitetet franceze?

Po! Ka shkolla që e ofrojnë këtë, si p.sh Universiteti Amerikan i Parisit, ku shumica e programeve mësohen në anglisht. Ndërkohë, në Universiteti i Bordeaux, studentët ndërkombëtarë mund të ndjekin kurse të mësuara nga anglishtja – ose të regjistrohen në programet Master të mësuara nga anglishtja.