Studimet në Austri/ Sistemi arsimor austriak është nga më të preferuarit për maturantët dhe studentët e botës. Ja përfitimet

487
Sigal

Përse duhet të studioni në Austri?

  • Ka mbi 60,000 studentë ndërkombëtarë
  • Ka mbi 80 institucione të arsimit të lartë të akredituar dhe mbi 2400 programe në gjermanisht dhe anglisht
  • Arsim jashtëzakonisht i përballueshëm
  • Vjena është cilësuar qyteti më i mirë për të jetuar për 10 vjet rresht (2019 Mercer Quality of Living),
  • Zhvillimi i qëndrueshëm, arkitektura magjepsëse, hapësirat e gjelbërta dhe politikat mjedisore promovohen në të gjithë vendin
  • Vendndodhja qendrore në zemër të Evropës ofron mundësi të shumta udhëtimi.
  • Ka trashëgimi shumë të pasur historike dhe kulturore
  • Ofrohen mundësi të shumta për zhvillimin e aktiviteteve në natyrë në një nga vendet më të bukura të Evropës – nga majat madhështore të maleve, përmes liqeneve mahnitëse alpine në pallate mbresëlënëse dhe qytete me atmosferë autentike të ruajtur

 

Austria ruan një traditë të hershme në edukim, me filozofët më të shquar, shkencëtarët dhe shkrimtarët që kanë jetuar dhe punuar këtu. Viena në veçanti, ka një traditë shumë të lashtë në arritjet akademike. Këtu është krijuar edhe “Rrethi i Vienës” me shumë gjasa një nga lëvizjet më domethënëse të Filozofisë që nga Greqia e lashtë; edhe në ditët e sotme Viena mbetet djepi i zhvillimeve të shkencës dhe artit. Austria është një vend tradicional për të studiuar dhe një vend shumë i dashur dhe i bukur për të jetuar.

Orientuar drejt biznesit

Një nga tiparet dalluese të sistemit arsimor austriak është pjesëmarrja aktive dhe shumë e gjerë e biznesit në kurrikulat e institucioneve arsimore austriake. 21 universitetet e shkencave të zbatuara, sikurse edhe gjithë universitetet e tjera, bashkëpunojnë ngushtë me sektorin industrial austriak, duke mundësuar një sistem të dyfishtë edukimi, që sjell kombinimin e duhur të teorisë me praktikën, kërkesat dhe nevojat reale të biznesit.

Stabilitet dhe siguri

Cilësia e lartë e jetesës pasqyrohet në nivelin e ulët të krimit. Stabiliteti i lartë politik dhe sistemi i besueshëm ligjor sjellin që si austriakët, ashtu edhe studentët ndërkombëtarë të ndiejnë siguri jete.

Pozicioni gjeografik

Austria ndodhet në zemër të Europës, me infrastrukturë të përparuar dhe me lëvizje të brendshme ajrore, në çdo qytet të rëndësishëm austriak. Me Shqipërinë ka linja të drejtpërdrejta, çka e bën këtë destinacion lehtësisht të arritshëm për studentët, miqtë dhe familjarët e tyre.

Faktet më të rëndësishme rreth Austrisë

Sistemi Arsimor Austriak

Nëse po mendoni të studioni në Austri, atëherë po konsideroni një mundësi vërtet të shkëlqyer. Austria kombinon traditën e gjatë të arsimit të lartë me kërkimet më të fundit të fushës.

Kombinimi i teorisë me praktikën i jep Austrisë avantazhe konkurruese. Kurrikulat dhe programet e trajnimit janë të përshtatura sipas kërkesave të botës së biznesit. Krahas studimeve, studentët trajnohen profesionalisht në kompanitë austriake, për të fituar përvojën e vendit të punës dhe për të përvetësuar më së miri dijet akademike.

Universitetet ofrojnë mundësi të shumta studimi për studentët

Universitetet e Artit të përshtatshme për studentët që dëshirojnë të studiojnë muzikë, dramë, film, artet e bukura ose artet e aplikuara.

Universitetet Private ofrojnë edukim më të mirë dhe më inovativ.

Universitetet e Shkencave të Aplikuara (Fachhochschulen) ofrojnë studime të orientuara drejt profesioneve me praktika trajnimi dhe praktika pune.

Universitetet Kolegjiale dhe Mësimdhënës trajnojnë mësues me theks të veçantë në praktika mësimdhënie në shkolla.

Krahas përfitimit të përvojës praktike, sistemi arsimor austriak i kushton rëndësi të veçantë edhe specializimit, jo vetëm në nivelet universitare, por edhe parauniversitare, ku studentët mund të specializohen në degë të ndryshme.

Për t’u përmendur është Shkolla e Mesme Teknike për Inxhinieri Mekanike, e cila ofron më shumë se dhjetë kurse të ndryshme studimi. 3/4 e gjithë austriakëve përfitojnë nga kjo ofertë në sistemin shkollor dhe përfundojnë me sukses një shkollim të mesëm.

Të studiosh në Austri

Austria është një vend i parapëlqyer nga të huajt për të ndjekur studimet. Informacione të mëtejshme në lidhje me kushtet për të studiuar në Austri mund të gjeni si më poshtë. Studentët kanë lehtësira për të marrë kartën „Rot-Ëeiß-Rot“. Duke qenë se për shqyrtimin e aplikimit për leje qëndrimi të studentëve, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Vjenë, nevojitet një kohë më e gjatë (deri në 3 muaj), rekomandohet që aplikimet për leje qëndrimi për studentë të dorëzohen në ambasadë sa më parë të jetë e mundur. Aplikimi i një Vize D njëkohësisht me aplikimin për leje qëndrimi për studentë mund të bëhet vetëm në raste të veçanta të mirë motivuara. Dorëzimi me vonesë i aplikimit për leje qëndrimi nuk përbën arsye për t’u konsideruar si rast i veçantë. Për programet studimore në gjuhën gjermane është e detyrueshme dëshmia e njohurive të gjermanishtes në nivelin A2 (GERS), që në momentin e aplikimit për qëllime studimore. (§ 63 paragrafi. 10b Ligji për Universitetetet). Informohuni në kohë në faqen zyrtare të universitetit përkatës lidhur me procedurën dhe pranimin e dëshmive. Plotësoni çdo hap në procesin e aplikimit personalisht. Nuk lejohet përfaqësimi nga persona, të cilët nuk lejohen të ushtrojnë profesionin e përfaqësuesit ligjor në Austri apo të cilët nuk kanë të drejta përfaqësimi sipas ligjit. (§ 60 paragrafi.6 Ligji për Universitetet). Aplikimet e bëra nëpërmjet agjencive refuzohen nga universiteti.