Shumëfishohen kriteret e riskut për evazionin fiskal, këtë vit në hetim 339 mijë paga dhe pasuritë e pajustifikuara

374
Sigal

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit do të ndryshojë kriteret e riskut për disa biznese që kryejnë evazion fiskal.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në objektivat për luftën ndaj informalitetit në dy vitet në vijim 2022-2024 referoi se kriteret e reja të përmirësuara të riskut për identifikimin e tatimpaguesve në mospërmbushje te detyrimeve tatimore do të kenë në fokus tatimpaguesit me rritje të te ardhurave, por ulje të detyrimit TVSH-së.

Tatimpaguesit që nuk deklarojnë shpenzimet për faturat e energjisë elektrike dhe tatimpaguesit me paga të nëndeklaruara për punonjësit e tyre do të jenë në fokus të kontrolleve për evazion fiskal.

Aktualisht kriteret e riskut për evazion fiskal kishin evidentuar sektorët e tregtisë, ndërtimit dhe turizmit për nivele të larta të shmangies në tatime dhe në paga. Tatimet kanë programuar të aplikojnë 101 kritere risku qe parashikojmë të zbatohen plotësisht brenda vitit 2024, me përditësimin e Modulit të Riskut, në bazë të Projektit të Fiskalizimit dhe ndërthurjes me modulin aktual. Si fillim në vijimësi të punës së Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut do të aplikohen vetëm 44 kritere. Aktualisht janë aplikohen me pak kritere, rreth 30 të tilla. Nëpërmjet planeve sektoriale administrata tatimore synon të identifikoje sektorë me risk kryesisht në nëndeklarimin e pagës reale apo mosdeklarim korrekt të numrit të punonjësve. Kjo do të bëhet nëpërmjet të dhënave qe disponon administrata tatimore nga sistemet informatike tatimore, duke evidentuar ata tatimpagues që më parë kanë pasur një historik mospërmbushjeje të detyrimeve tatimore.Këtë vit tatimet do të hetojnë nëndeklarimin e pagave e për rrjedhojë edhe fshehjen e detyrimeve për rreth 339 mijë paga në të gjithë vendin.

Më herët këtë aksion e ka lajmëruar edhe Kryeministri Edi Rama i cili pas publikimit të pagave për mbi 630 mijë punonjës në te gjithë vendin u bëri thirrje bizneseve që të deklaronin pagat e vërteta pasi do të ishin subjekt i hetimit tatimor.Kontrollet do të fokusohen në evazionin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Synohet rritje e të ardhurave nga ky tatim sidomos në sektorin e ndërtimit, në reduktimin e punës së padeklaruar dhe nën deklarimet e ekonomisë cash dhe tatimin e çdo pasurie të pajustifikuar brenda dhe jashtë vendit.Kontrolli përkon me daljen e listës së pagave, ku në shumë raste profesione si ekonomistë apo avokatë rezultuan që paguheshin me paga minimale. Mesa duket këtë evazion e “mësuan” kryeministri dhe tatimet, vetëm kur doli lista në publik!