Sondazhi: 70% e bizneseve parlajmërojnë shkurtim stafi

360
Sigal

Mbi 70% e sipërmarrjeve në vend paralajmërojnë shkurtim të punonjësve dhe pjesa më e madhe shprehen se mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetin, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Këto janë rezultatet e anketës së ndërmarrë nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare mbi efektet qe po jep pandemia Covid-19 ne ekonomi dhe vecanerisht tek sipermarrja prodhuese. Ne kete sondazh moren pjese  rreth 100 sipermarrje ku rreth 73% e tyre kanë aktivitet eksportues, 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

Sipas sondazhit, sipërmarrjet kanë raportuar problem me furnizimin me lëndë të lartë nga importi, rënie të porosive nga partnerët, çka ka çuar dhe në tkurrje të shitjeve e të ardhurave. Kjo situatë ka krijuar probleme likuiditeti, duke krijuar pamundësi si për pagimin e detyrimeve ndaj shtetit, ashtu dhe për dhënien e pagave të punonjësve.

Ndërkaq, rreth 61% e firmave raportuan se në muajin mars shitjet ranë më shumë sesa 50% ndersa 5% raportuan se nuk kishin fare shitje (pra rënie 100%). Po ashtu, pritshmëritë janë më pesimiste për muajin Prill ku 21% e të anketuarve thanë se nuk prisin të kenë fare shitje gjatë këtij muaji. /scan