Vasili: Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime

305
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehe se e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit, veç izolimit të qytetarëve, është dhe bërja e testimeve.

Duke replikuar me kreun e qeverisë që poston çdo ditë video horror nga shtetet që po përballen me koronavirusin, Vasili shprehet se Edi Rama duhet të shohë çfarë po bëjnë vendet e tjera si Gjermani dhe të kryejë testime në masë.

Postim i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama lere Iranin. Edi Rama shiko Gjermanine dhe bej testime.Mos vazhdo ti genjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkence, por bej testime. Rruga qe Organizata Boterore e Shendetesise kerkon eshte bej testime.

Edi fute ne koke, Testim do te thote:

-Te vesh diagnozen per qytetaret e prekur

-Te mbrosh qytetaret e tjere nga prekja.

-Te marresh masa te verteta dhe me vlere per kufizimin e infeksionit

-Te parashikosh kapacitet e spitaleve per te semuret rende.

-Te parashikosh ecurine dhe mundesine e daljes nga pandemia.

-Te kufizosh demin shendetesor dhe ate ekonomik.

Edi pa testim cdo fjale e jotja eshte thjesht genjeshter, eshte te flasesh kodra mbas bregut, eshte antishkence.

Boll bere xherahun.