DW: Parashikime të errëta për pasojat e krizës

377
Sigal

Kriza e virusit CORONA është e ngjashme me krizat ekonomike gjatë luftërave botërore, thotë në një intervistë për DW historiani Albrecht Ritschl. Sipas tij kriza mund të arrijë dimensionet e një krize botërore.

përkeqësohet sa kriza e madhe botërore e fillimit të viteve 30-të të shekullit XX. Nuk përjashtohet as një rënie e prodhimit të brendshëm bruto prej rreth 20 përqindësh. Perspektiva është e errët dhe varet se sa do të zgjasin masat e karantinës.” – shprehet në një intervistë për DW historiani Albrecht Ritschl.

Tipare të krizës janë rënia e kërkesës, rënia e prodhimit, papunësia masive, kriza financiaree cila pasohet shpesh përcillet nga një krizë borxhi shtetëror. Një ngjashmëri tjetër me periudhat e luftërave botërore është sipas historianit Ritschl fakti se restorantet, dyqanet e vogla dhe ndërmarrjet artizanale janë të mbyllura. Dhe se që sot mund të thuhet se disa sektorë mund të pësojnë tkurrje në një mënyrë të ngjashme me kohën e luftërave, kur në disa sektorë të caktuar ekonomia pati rënie deri në 70 përqind.

Veprime reaktive

Albrecht Ritschl thekson se sot shtetet po reagojnë si zjarrfikësa financiarë, duke vënë në dispozicion para për sipërmarrjet dhe të punësuarit. Këto janë veprime reaktive dhe pritet të shihet se cilat do të jenë efektet e këtyre masave. Të gjithë natyrisht janë edhe duke hamendësuar se kur mund të përballemi me mungesa në furnizimet me ushqime ose me trazira sociale. “Politikanët kudo në botë janë në panik. Ne e shohim këtë më qartë tek Presidenti i SHBA-së: ai po përpiqet të shpëtojë lëkurën e vet duke premtuar se do t’i rilejojë veprimtaritë ekonomike pas Pashkëve. Askush nuk e di se si arrin ai në këtë gjykim. Por shpesh llogaritë politike funksionojnë ndryshe nga ato të ekspertëve.”

Ndryshim në mënyrën punës

Askush nuk e parashikon dot nëse do të ketë recesion, mendon historiani, i cili megjithatë thekson se sipas tij rreziku ekziston. Sidoqoftë sipas tij efekti kryesor do të jenë zhvendosjet në sektorët industrialë dhe në mënyrën e prodhimit si dhe ndryshimet në mënyrën dhe metodat e punës. “Shembulli tipik është ajo që ne po bëjmë tani: punë nga shtëpia. Mendoj se një pjesë e madhe e kësaj mënyre pune do të vazhdojë të mbetet e tillë.” – mendon Albrecht Ritschl.
DW/Autor Nicolas Martin