Përgatitet taksa e re 300 milionë euro mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Por rreth 300 milionë eurot shtesë që qytetarët shqiptarë do të paguajnë për të financuar blerjen e rezervës së sigurisë, janë vetëm njëri nga zërat e kostos. Fatura e këtij operacioni është shumë më e madhe se kaq, pasi do të përfshijë edhe infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e rezervës, por edhe kostot administrative si fuqia punëtore apo dhe transporti.Në ligj qeveria thekson se do të kontraktojë depo me qira për të mbajtur sasinë e rezervës.                           

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve.Qeveria ka rikthyer projektligjin kontrovers për krijimin e rezervës së sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, të cilin pati tentuar ta miratonte fillimisht në vitin 2018, por më pas e tërhoqi pas kundërshtive publike dhe kostove marramendëse.

Drafti i rezervës së karburanteve

NOA

Drafti i publikuar në portalin e konsultimeve publike detyron mbajtjen e një rezerve kombëtare për karburantet të barabartë me 3 muaj importe ose 2 muaj konsum, cilado prej shifrave është më e madhe. Sipas tabelave të publikuara në relacionin bashkëngjitur ligjit, për vitin 2025 rezerva e detyrueshme e karburanteve do të jetë 240 mijë tonë, e cila në vlerë përkthehet në gati 200 milionë euro.

Kosto marramendëse dhe pikëpyetje të mëdha

Por 200 milionë eurot shtesë që qytetarët shqiptarë do të paguajnë për të financuar blerjen e rezervës së sigurisë, janë vetëm njëri nga zërat e kostos. Fatura e këtij operacioni është shumë më e madhe se kaq, pasi do të përfshijë edhe infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e rezervës, por edhe kostot administrative si fuqia punëtore apo dhe transporti.Në ligj qeveria thekson se do të kontraktojë depo me qira për të mbajtur sasinë e rezervës.

“Objektet depozituese të Operatorëve Ekonomikë, të kontraktuar për ruajtjen e rezervave të sigurisë të jene të pajisur me vërtetim teknik për respektimin e normave dhe kushteve teknike për depozitimin e naftës bruto dhe nënprodukteve e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi,” thuhet në projektligj.Ndonëse mbetet e paqartë nëse ekzistojnë kapacitete kaq të mëdha depozituese në Shqipëri, pikëpyetja e dytë lidhet me koston. Aktualisht kostoja për marrjen me qira e depozitave të karburanteve është minimalisht 10 euro për ton në muaj.Kjo do të thotë se për të ruajtur 280 mijë tonë rezervë karburanti sa kërkon qeveria që këtë vit duhen minimalisht 2.8 milionë euro në muaj. Nëse këtyre u shtohen edhe kostot e transportit dhe fuqisë punëtore, fatura e mbajtjes së rezervës do të jetë dukshëm më e lartë se sa shifra 200 milionë euro. Por nuk mbaron as këtu.

Pra në mes të autoritetit dhe privatëve që kanë depot mund të hyjë një tjetër privat sekser, i cili merr me qira depot nga privatët dhe ja faturon qeverisë më shtrenjtë. Biznes për të preferuarit e qeverisë.

Si do blejë dhe shesë Autoriteti naftë?

Karburantet kanë vetinë që skadojnë dhe rezerva e tyre duhet të rinovohet duke shitur sasitë ekzistuese dhe duke blerë sasi të reja. Kjo nënkupton se autoriteti shtetëror do të blejë dhe shesë naftë në treg për nevojat e rezervës.

Shqipëria ka një eksperiencë të ngjashmë me energjinë elektrike, ku kompanitë shtetërore blejnë dhe shesin energji. Ajo që ndodh është se e blejnë shtrenjtë dhe e shesin lirë duke humbur para publike, të cilat u ngarkohen si humbje në kurriz qytetarëve.Ky është një operacion marrëzie me kosto stratosferike, ndonëse qeveria thotë se krijimi i rezervës është kusht nga Bashkimi Europian. Megjithatë direktivat e BE-së nuk përcaktojnë formën e mbajtjes së rezervës. Ajo mund të jetë shtetërore, por mund të mbahet edhe nga kompanitë private, fizikisht në depot e tyre, në pikat e karburanteve, apo dhe në anijet e porositura.Për më tepër, ky projektligj hedh dyshime se do të çojë para tek klientët e qeverisë. Në ligj thuhet se Autoriteti do të marrë depozita me qira nga privatët. Paralelisht ai mund ta delegojë këtë funksion direkt tek privatët. Autoriteti për një periudhë të caktuar, mund të delegojë detyra që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë, me përjashtim të shitjes dhe blerjes të rezervave specifike, tek operatorët ekonomikë, në baze të një Marrëveshje që lidhet midis Autoritetit dhe operatorit ekonomik,” thuhet në ligj.Pra në mes të autoritetit dhe privatëve që kanë depot mund të hyjë një tjetër privat sekser, i cili merr me qira depot nga privatët dhe ja faturon qeverisë me shtrenjtë. Biznes për të preferuarit e qeverisë.

Si do të financohen rezervat e sigurisë

Krijimi dhe mirëmbajtja e rezervave do të financohet përmes një tarife të posaçme, e cila do të aplikohet mbi produktet hidrokarbure që i nënshtrohen detyrimit të akcizës, sipas Ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.Tarifa do të përcaktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.Përveç kësaj, parashikohen edhe burime të tjera financimi si kredi të mundshme në përputhje me legjislacionin në fuqi; të ardhura nga shitja e rezervave; të ardhura nga shërbimet; si dhe burime të tjera të ligjshme.