Korçë, prodhuesit e patates: Jemi të konkuruar nga Serbia

996
Sigal

Zgjidhja e ofruar nga qeveria: Mos mbillni qepë e patate!

Nga Vepror Hasani

Ashtu si 2-3 vjet më parë edhe këtë vit sasia e patatave të prodhura nga fermerët e Korçës,  nuk po shitet. Sipas tyre, gjatë viteve të fundit kanë qenë të konkuruar nga patatja që vjen prej Serbisë. E njëjta arsye pengon shitjen e patates edhe për këtë vit. Të gjendur në këtë situatë, shqetësimi i tyre po rritet nga dita në ditë, pasi patatet po fillojnë të kalben, ndërsa ata nuk kanë nxjerrë ende shpenzimet e shërbimeve të kryera; për pasojë të ardhurat  e siguruara deri më tani për përballimin e shpenzimeve të familjes janë të pakta. Fermerët e fshatrave, kryesisht të fushës së Maliqit, të cilët merren me kultivimin e patates, ndihen të falimentuar. Vetëm në fshatin Orman aktualisht gjenden 5000 tonë patate të pashitura. Sipas banorëve të këtij fshatit deri më tani është shitur vetëm 5% e prodhimit. Në këtë situatë gjenden edhe fshatrat e tjerë të kësaj zone, Pojan, Vreshtas, Rrëmbec, Voskopojë etj  Nëse nuk ndërhyet nga qeveria, atëherë gjendja do të mbetet e njëjtë edhe për vitet e ardhshme, pasi tregu për shitjen e patates, pothuajse mungon tërësisht, ndërsa pjesa më e madhe e fshatrave të fushës ende kanë sasi të mëdha patatesh.


Pse konkurohen nga Serbia?

Sipas kultivuesve të  kësaj kulture, patatja e tyre është mjaft e mire dhe me cilësi. Nëse vite më parë tregtonin pataten e bardhë, tashmë kultivojnë pataten e verdhë, e cila është më e kërkuar në treg, por përsëri ata u konkuruan nga patatja e importuar, kryesisht nga Serbia. Sipas fermerve, ata nuk e përballojnë dot konkurencën e importit sepse nuk subvencionohen nga qeveria për shpenzimet e kryera, kurse fermerët e vendeve të tjera kanë edhe ndihmën e qeverisë.

Gjithashtu, tek ne, edhe nafta tregtohet me një çmim më të lartë  në krahasim me vendet nga vjen patatja e importit. Për këtë arsye, ne nuk kemi mundësi të luajmë me uljen e çmimit sepse kjo gjë do të na çonte në falimentim. Por ka edhe një arsye tjetër, në fshatrat tona, ku prodhohet patatja, tregtarët nuk e marrin mundimin as të vijnë të na pyesin pyesin për çmimin, sepse ata e dinë që ne nuk mund ta tregtojmë pataten tonë më lirë nga patatja që importohet. Ndaj ata janë të interesuar për vetëm për pataten e importit. As këtë vit nuk ka ardhur kush të në pyesë. Në gjithë qarkun e Korçës, për kultivimin e patates përdoren rreth 2.200 ha tokë, prodhimi që del nga këto toka shkon në 60 mijë tonë në vit.  Pra përveç sasisë së madhe të patatve që prodhon Korça, vjen edhe patatja e importuar e cila shitet menjë çmim më të ulët.

Oferta e qeverisë: mos mbillni qepë dhe patate!

Të gjendur në këto kushte gjatë viteve të fundit, kemi kërkuar edhe ndihmën e qeverisë dhe të instituconeve që mbulojnë bujqësinë, por në asnjë rast nuk na është dhënë ndihma e kërkuar. Kemi dalë në rrugë dhe kemi bllokuar qarkullimin, kemi ndaluar fëmijët tanë (gjithsej 150 nxënës), të mos shkojnë në shkollë, kemi vendosur të shtrihemi në mes të rrugës, por pavarësisht protestave tona, asgjë nuk ka ndodhur. E vetmja ofertë që na erdhi ngë qeveria ishte: Mos mbillni qepë e patate, kultivoni kultura të tjera bujqësore!  Kjo ishte ndihma më absurd që na u ofrua, pasi kalimi nga një kulturë në një tjetrën, nuk është aq i lehtë sepse duhet të ndryshojnë mjetet bujqësore, ambientet e magazinimit, dhe mbi të gjitha duhet të kesh kapital për ta përballuar këtë gjë, sepse një ndërrim kulturash, nga Patatja te  pemët frutore kërkon disaa vjet që të japë prodhim, por deri sa të vijë ajo ditë kush  do t’i ushqejë femijët tanë. Veç kësaj kjo zonë e fushës së Maliqit brez pas brezi është marrë me kultivimin e patates qepës etj, sepse është provuar që këto kultura siguojnë të ardhura.


Edhe pemtaria rezulton e dështuar

Gjithashtu edhe pemtarisë nuk mund t’i hysh pa një project, na thonë fermerët e Pojanit, pasi në fushën e Korçës edhe pemtaria, kryesisht molla, e cila ka qenë një nga frutat më të pëlqyera, tashmë po rezulton pa të ardhme. Fermerët kanë filluar ti presin sepse malli u mbetet pa shitur. Ata që erdhën nga Greqia për të punuar në fushën e Maliqit, morën toka me qira dhe mbollën pemë: mollë, kumbulla dhe qershi, por pa kaluar disa vjet, kuptuan se përveç humbjes, të ardhura nuk mund të siguronin. Për këtë arsye, përveç se i pernë pemët, lanë edhe tokat me qira që kishin marrë, dhe u nisën sërish drejt vendeve ku kishin punuar si emigrant. Tashmë mos vallë kultivuesve të drufrutorëve, qeveria do t’u thotë: “Lërini pemët, mbillni qepë e patate?!