Lubonja: Në demokraci besimi nuk është tek politika, po tek ndarja e pushteteve

271
Sigal

Teksa foli për paketën Ani-KÇK, e cila u miratua sot në Kuvend, analisti Fatos Lubonja deklaroi se në demokraci besimi nuk është tek politika, por tek ndarja e institucioneve.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja tha se nën drejtimin e kësaj mazhorancë ka një avancim të kapjes së pushteteve, ndërsa theksoi se po tentohet që të kapet dhe Presidenca.

“Më së pari, dua të them se këtu jemi mbledhur për të folur për një ligj, akt normativ. Por se shoh të ndarë këtë akt normativ, nga një seri zgjedhjesh dhe zgjidhjesh që ka bërë kjo mazhorancë gjatë kësaj periudhe, që për mua janë shqetësuese, pasi janë shkelje kushtetuese. Disa nga ato i ka numëruar presidenti.

Kapja e gjykatës Kushtetuese me prova, ligji i betimit. Mund të flas dhe për ligjin për teatrin. Kemi një avancim galopant drejt kapjes së pushteteve. Ministri tha se ku duhet të kenë besim dhe pse jo te politika?

Unë mendoj se në demokraci besimi nuk është tek politika, po tek ndarja e pushteteve. Ka një mazhorancë, një drejtësi më vete, një media më vete, që bëjnë ‘check&balance’. Këtu ka humbur kjo.

I fundit institucion që po kapet është presidenti. Rastet janë të shumta. Meqenëse ministri përmendi dhe fjalën ‘ekspert’ ne kemi parë shumë në këtë ligjin e fundit. Ata thanë se kanë marrë ekspert, dhe numëruan disa institucione shqiptare, Komiteti i Helsinkit, ai i Magjistraturës dhe dëgjoj presidentin që të gjithë këto ekspertë, që referohen sikur i kanë konsultuar, më dalin se i kanë çuar letrat dhe thonë: ‘jo’.

Për t’u përgatitur në këtë bisedë hyrja dhe pash që Komiteti i Helsinkit, e cila ka qenë e drejtuar deri vonë nga zonja Hysi, nënkryetare e Kuvendit, të cilët kur kanë qenë në opozitë e kanë kundërshtuar një ligj të tillë, ligji Antimafia. Ky komiteti i Helsinkit dhe 20 të tjerë, kanë dhënë mendim dhe i kanë dërguar një memorie Parlamentit që mos të votohet ky ligj që u votua sot.

Ajo që është shqetësuese është fakti se dëgjoj kryeministrin i cili thotë se; “të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë sot janë të lidhur me krimin. A mos jeni ju të lidhur me krimin?

Duhet të ruajmë një balancë. Të gjithë të lidhur me krimin? ! Avash një cikë.”, tha Lubonja.