Nxjerr Kushtetutën në emision, Doçi: Do ta mbrojë deri në fund të jetës, sepsa nuk kam atdhe tjetër

509
Sigal

Poeti Agim Doçi, i ftuar në emisionin ”360 Gradë”, bëri një veprim të jashtëzakonshëm, teksa ishte duke folur për temën “Diktaturë apo demokraci”.

Doçi nxori në studio Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe u shpreh se do ta mbrojë atë deri në fund të jetës, sepse nuk ka atdhe tjetër.

”Zakonisht, në mbrojtje të Kushtetutës të gjashtë ne të ftuarit kemi këndvështrimin tonë. Unë për vete i dalë në mbrojtje Kushtetutës sepe është pasaporta e Republikës së Shqipërisë. Deputetët nuk ushtrojnë dot asnjë mandat tjetër shtetërore. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari përfituese që burgon nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit vendo dërgimin në Gjykatën Kushtetuese për papajtueshmëri”.