KUJTESË/ Faktet që tregonin kapjen e drejtësisë-2022: Dështimi i Reformës në Drejtësi, anëtarët e KPK e KPA janë përzgjedhur në shkelje të kritereve

89
Sigal

KUJTESË/ Faktet që tregonin kapjen e drejtësisë-2022

Genta Tafa Bungo ka dy masa disiplinore në fuqi të padeklaruara, 2 anëtaret e tjera kanë falsifikuar dëftesat

INFO

Tafa ka një vjetërsi pune të provuar për vendin që ka konkurruar në masën 6 vjet e 4 muaj shumë larg vjetërsisë prej 15 vjetësh të kërkuar nga neni C/5 e aneksit të Kushtetutës

Miliona euro janë hedhur në kosh pasi Reforma në Drejtësi po pranohet çdo ditë e më hapur se është një dështim pasi janë emëruar në poste persona në shkelje të ligjit duke i bërë ata të shantazhueshëm. Persona që nuk plotësonin asnjë nga kriteret e kërkuara për të qenë anëtarë të Komisioneve vlerësuese janë ata që kanë dhënë vendime për subjektet që janë vetinguar. Probleme të theksuara me pastërtinë e figurës, me dokumentacionin bazë, falsifikime dhe shpërdorime janë disa nga veprat penale që dyshohet se janë të ekzekutuara nga personat që kanë dhënë verdiktin për të vetinguarit. Por nga një strukturë e tillë vetinguese çfarë vendimesh mund të dalin, lind natyrshëm pyetja. Dhe përgjigja vjen po aq natyrshëm, në dy vendimet e Gjykatës së Strasburgut e cila ka cilësuar se vendimet e organeve të vettingut në Shqipëri janë në shkelje të ligjit dhe në thyerje të rregullave pasi janë bazuar në vendime subjektive të personave të caktuar. Gazeta “Telegraf” ka sjellë më herët rastin e vetingases Moza Tasi Pano, e cila është një person me shkelje të rënda dhe krejtësisht jashtë kritereve për të qenë pjesë e strukturës vlerësuese të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Moza Tasi Pano është në thyerje të rregullave pasi ajo nuk e ka mesataren, të cilën është e nevojshme për t’u kualifikuar si kandidate, ajo gjithashtu ka një të shkuar në kohën e komunizmit pasi ka studiuar Filozofi Marksiste Leniniste të cilën duhet thënë e ka përfunduar me nota të dalluara. Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me një tjetër nga struktura e ventionguesve në komisionet e vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, gazetari investigativ Basir Çollaku në një shkrim tijin ka renditur disa nga shkeljet e kryera edhe nga Genta Bungo. Në lidhje me komisioneren Genta Tafa (Bungo), e cila duket se është edhe strumbullari i të gjitha shkeljeve dhe parregullsive me manovrat e saj. “Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Genta Tafa është zgjedhur në kundërshtim me ligjin procedural dhe material dhe në shkelje të ligjit procedural znj. GentaTafa nuk ka paraqitur dokumente për kushtet ndaluese të nenit 6/1 të ligjit 84/2016 si: Nuk ka masë disiplinore në fuqi, nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit; nuk ka qenë anëtare e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ose ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe Ministri i Drejtësisë; nuk ka nisur një hetim penal; nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ishshërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipëri”. Nga ana jonë është marrë vesh informacioni jozyrtar se Genta Tafa Bungo ka dy masa disiplinore në fuqi të padeklaruara sipas ligjit në fuqi. Për këtë arsye i janë kërkuar informacione Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të na vini në dispozicion, masën administrative dhe komplet praktikën e “shkarkimit nga detyra” të ish-drejtoreshës juridike Genta Tafa Bungo. Gjithashtu nuk ka provuar vjetërsinë në punë prej 15 vjetësh sipas nenit C/5 të Kushtetutës. Kallëzimi zbulon se Tafa ka paraqitur vjetërsinë prej 7 vjet e 7 muaj e 15 ditë, që është pretenduar si lektore në Universitetin e Tiranës. Të vetmen provë që ka paraqitur ajo për të provuar punën si lektore në Universitetin e Tiranës është libreza e punës, në të cilën rezulton se ajo në Universitetin e Tiranës ka qenë asistent pedagoge. Titulli asistent pedagoge nuk përbën një vjetërsi si lektore e së drejtës dhe si rrjedhim nuk mund të llogaritet në shumatoren e viteve të punës për llogari të kandidimit. Si rrjedhim, kjo vjetërsi e pretenduar prej 7 vjet e 7 muaj e 15 dit% nuk është e provuar. Dhe vite të tjera, konkretisht një vit e 15 ditë dhe 2 vite dy muaj, nuk janë provuar me shkresa për vjetërsi. “Tafa ka një vjetërsi pune të provuar për vendin që ka konkurruar në masën 6 vjet e 4 muaj shumë larg vjetërsisë prej 15 vjetësh të kërkuar nga neni C/5 e aneksit të Kushtetutës. Dhe këtu nuk ka asnjë arsyetim nga Avokati i Popullit dhe ONM se si i ka plotësuar kriterin e vjetërsisë zonja ishdrejtuese e KPK, tashmë anëtare, por e zgjedhur më herët kryetare në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe ato kushtetuese. “Genta Tafa ka falsifikuar vërtetimin me nr. 17, datë 07.02.2017, formular standard i Avokatit të Popullit. Këtë falsifikim zonja Tafa e ka kryer në bashkëpunim me punonjësen e këtij institucioni, shtetasen Malbora Aga, ku në këtë vërtetim janë paraqitur të dhëna të pavërteta dhe pikërisht pikën 5 të këtij vërtetimi, ku pretendohet se Genta Tafa ka depozituar dokumentin që provon se ka plotësuar kriterin e vjetërsisë në punë dhe në rastin aktual mbi 15 vjet punë…”

Yuri Kim: Duan të kapin kreun e ri të SPAK, që të manipulojnë hetimet

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh në Twitter, në të cilin thekson se SHBA do ta monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK, duke pranuar rrezikun se procesi i përzgjedhjes mund të ndikohet nga ata që kanë interes për të manipuluar hetimet. Yuri Kim shkruan: “Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të KLP për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë ose favore – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.”

Kryeministri Rama: Kreun e SPAK Kryeministri Rama: Kreun e SPAK

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim, deklaroi se ka presione për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke nënkuptuar se qeveria po bën presion.”Jam plotësisht dakord me ambasadoren amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja vulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”- shkruan Rama

Sejamini: Përplasja për kreun e SPAK tregon që Reforma në Drejtësi ka dështuar pasi drejtësia nuk është e pavarur

Deklarata e ambasadores Kim është skandaloze, pasi është një ndërhyrje e hapur në çështjet e drejtësisë. Pasi Drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Pra Kim është totalisht në shkelje të rregullave pasi ajo thotë se drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika e Shqipërisë, por të jetë e varur nga politika e Amerikës. Në një farë mënyre Kryeministri ka bërë shumë mirë që ‘i ka treguar vendin’ dhe ajo tani do të moderojë çdo fjalë që do të thotë. Kim thotë mos ndërhyni në zgjedhjen e kryetarit të SPAK! Tani kryetarin e SPAK e zgjedh KLP që është një instititucion i ri i krijuar dhe i duartrokitur që është një institucion që është i pavarur nga politika. Tani deklaratat e zonjës Kim tregon që KLP nuk është e pavarur. Në një farë mënyre e ka pranuar dështimin e asaj reforme që na ka shitur këto 3 vjet si një reformë që e pastroi drejtësia që po vjen. Me deklaratën e saj skandaloze që ndërhyn aty ku nuk duhet tregon që KLP është e varur dhe jo e pavarur. Pra na tregon që KLP mund të zgjedhë dikë nëse ndikohet nga dikush.