Konsumatorët po blejnë mallra të domosdoshëm

332
Sigal

Sektori i tregtisë rezulton si më i prekuri nga rënia e kërkesës së brendshme për mallra dhe shërbime. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, 57% e bizneseve të kësaj dege raportojnë rënie të shitjeve, ndërsa dukuria është e orientuar më shumë te mikrondërmarrjet.

Kreu i Shoqatës së Bizneseve të Vogla, Shpëtim Agolli, thotë se pothuajse të gjitha degët po e ndiejnë rënien e kërkesës konsumatore.

“Që prej nisjes së pandemisë ka rënie të xhiros dhe kursim nga ana e konsumatorëve, nëse do të ketë dhe një mbyllje tjetër nuk do ta përballojmë dot”.

Konsumatorët në këtë periudhë janë duke blerë mallra të domosdoshëm konsumi, ndërsa shitjet te sektori i restoranteve, produkteve të bukurisë dhe veshjeve nuk kanë kërkesën e mëparshme nga tregu.

“Janë të përqendruar në sjelljen e tyre te produktet bazë të shportës, kryesisht ushqimet”.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, edhe blerjet gjatë këtij viti të produkteve të kushtueshme siç janë metalet e çmuara kana rënë me 87%. Importi i këtyre metaleve për 10 muajt e këtij viti është 4604 kg nga 35 mijë kg që ishte një vit më parë.