KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Financierëve

733
Sigal

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar dje mes KLSH-së dhe Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH). KLSH vlerëson shumë bashkëpunimin me shoqatat e profesionistëve dhe kjo marrëveshje me SHKFSH vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione homologe në Shqipëri, si me Institutin e Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit (KKK) dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), duke e kthyer bashkëpunimin me këto shoqata të qëndrueshëm dhe në linja konkrete. Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me këtë shoqatë që drejtohet nga prof. dr. Sherif Bundo, që ka rreth 6000 anëtarë dhe që është më e vjetra e profesionistëve të fushës. Jam i bindur – vijoi z.Leskaj – që produktet e bashkëpunimit do të jenë konkrete dhe që SHKFSH do të angazhohet me specialistët e saj në procese monitorimi për çështje të caktuara të aktivitetit auditues të KLSH-së.

Ne zbatim të kësaj marrëveshje, KLSH do të angazhohet në realizimin e aktiviteteve të ndryshme me SHKFSH, të tilla si trajnime, takime konsultative, tryeza të rrumbullakëta, ëorkshop-e, seminare etj, aktivitete këto që synojnë rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH-së dhe pjesëmarrjen e SHKFSH-së, nëpërmjet ekspertizës së kualifikuar në trajnime të ndryshme për auditimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë. Kryetari i SHKFSH, prof. dr. Sherif Bundo vlerësoi shumë bashkëpunimin me KLSH-në, në të cilin shikon shumë pika të përbashkëta me interes të dyanshëm dhe që përputhen me misionin dhe vizionin e KLSH-së. Zoti Bundo nënvizoi gjithashtu që bashkëpunimi do të realizohet, duke angazhuar specialistët dhe profesionistet më të mirë dhe në Këshillin e Përgjithshëm të SHKFSH ka 18 profesorë me titull, të cilët do të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi për çështje të caktuara. KLSH, theksoi z.Bundo, nuk është më një Bunker, por një institucion i hapur dhe transparent që bashkëpunon me shumë OJF dhe organizata të profesionistëve të fushës me qëllim përmirësimin e qeverisjes. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtues të KLSH-së dhe prof. dr. Agim Binaj i SHKFSH-së.