Raporti i OKB: Qeveria shqiptare po falimenton bizneset

799
Pretendimet e qeverisë shqiptare për përmirësimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar janë për genjështruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në një raport të posaçëm mbi barrierat procedurale dhe ato rregullatore të tregtisë në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB, vëren se qeveria ka përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme rimbursimin e TVSH-së për bizneset duke i vënë ato në vështirësi. “Pothuajse të gjithë tregtarët e intervistuar ankohen për vonesa në rimbursimin e TVSH-së. Ata shpjeguan se këto vonesa po u shkaktojnë probleme të rënda financiare dhe u ankuan për vendimin e fundit të qeverisë për të shtyrë procedurën e rimbursimit nga 30 në 60 ditë,” shkruan dokumenti i ekspertëve të OKB-së. Sipas raportit më të prekurit janë bizneset eksportuese, të cilët duhet të rimbursojnë tvsh-në që kanë paguar për inputet.
Sigal