ILDKPI: Ja 115 zyrtarët e kallëzuar për pastrim parash

534
Sigal

Raporti/ Zbardhet skema e pastrimit të parave në të cilat janë përfshirë edhe 115 zyrtarë publikë, duke filluar nga ndërtimet e bizneset fiktive, tek call center, gjatë 2019-ës. Transfertat e dyshimta të kryera nga shtetas shqiptarë dhe të huaj me precedent penalë në vendet e BE-së, si dhe nga vendet me risk të Lindjes së Mesme

Ja mekanizmi i pastrimit të parave  nga vetë  kompani dhe firma të hapura  nga  administratorë. Bilancet e fshehura të faturave të tatimit dhe fitimit

Raport / ILDKPKI: Në 2019, u kallëzuan 115 zyrtarë në prokurori

Për vitin 2019,  ILDKPKI  ka bërë 115 raste kallëzime penale dhe referime të tjera në drejtim të zyrtarëve publikë ndërkohë që ka vendosur 54 gjoba për  mospërmbushjen e detyrimeve ligjore për deklarimin e pasurisë. Referuar  raportit  vjetor 2019 rezulton se gjatë vitit të shkuar është vijuar me  procesin e pranimit, regjistrimit dhe administrimit  të deklaratave të interesave privatë, të subjekteve që mbartin  detyrim për deklarim. Nga të dhënat e regjistruara  dhe të administruara nga Sektori i Protokoll-Arkivës dhe Administrimit të  Deklaratave të Pasurisë, rezulton se numri i përgjithshëm i subjekteve (subjekte në funksion, ish-subjekte deklarues, kandidatë) deri më 31.12.2019 është 15.540 subjekte deklarues, nga të cilët:

– 17.3% ose 2.689 subjekte rezultojnë të jenë në funksion;

– 81.8% ose 12.718 subjekte rezultojnë të jenë ish-subjekte deklarues;

– 0.9% ose 133 subjekte rezultojnë të jenë kandidatë.

“Numri i deklaratave të administruara nga Inspektorati i Lartë për vitin 2019, është 3.868 deklarata të interesave privatë, nga të cilat, të ndara sipas llojeve të tyre, rezultojnë këto të dhëna statistikore:

Deklarata Periodike/Vjetore – 2.680 deklarata;

– Deklarata Para Fillimit të Detyrës – 512 deklarata;

– Deklarata Pas Largimit nga Funksioni – 548 deklarata;

– Deklarata Kandidati – 128 deklarata.

Të paktën 69.3 % e totalit të deklaratave të interesave privatë, të administruara nga ILDKPKI gjatë vitit 2019,  përbëhet nga deklaratat Periodike/ Vjetore, 13.2 % nga deklaratat Para Fillimit të Detyrës, 14.2% e tyre përbëhet nga deklarata Pas Largimit nga Funksioni, si dhe 3.3 % e përbëjnë deklaratat e kandidatëve” vlerëson ILDKPKI.

Paralelisht me administrimin e deklarimeve ILDKPKI gjatë vitit të shkuar ka bërë kontoll të plotë për  1,417 subjekte deklarues, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga denoncimet në numrin pa pagesë 0800 9999, postën zyrtare dhe elektronike, media. Kjo është bërë për vërtetimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të ardhurave e detyrimevetë deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta apo konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave. Për vitin 2019, ILDKPKI ka bërë 115 raste kallëzime penale dhe referime të tjera në drejtim të zyrtarëve publikë ndërkohë që ka vendosur 54 gjoba për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore për deklarimin e pasurisë.   Referuar raportit vjetor 2019 rezulton se gjatë vitit të shkuar është vijuar me procesin e pranimit, regjistrimit dhe administrimit […]

02-

Skemat – pesë mënyrat si u pastruan para në 2019, nga ndërtimi e bizneset fiktive tek call center

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave raportoi se në vitin 2019 janë vërejtur të paktën pesë tipologji të konsideruara me risk për pastrim parash dhe financim terrorizimi dhe të referuara në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme.

Ajo që vihet re në këto skema është prezenca e kompanive offshore, ngritja e bizneseve fiktive dhe përfshirja e kompanive të ndërtimit dhe infrastrukturës, transfertat e dyshimta si dhe call Center një fenomen që ka rreth tre vite që po përmendet në fushën e pastrimit të parave. Por cilat janë tipologjitë që janë vërejtur dhe raportuar nga DPPPP.

Tipologji 1 – Transferta të kryera nga shtetas me precedentë penalë.

Shtetasi X, gjatë një periudhe 3- vjeçare  ka dërguar  një numër të  konsiderueshëm transfertash në  shtete të ndryshme, kryesisht në drejtim të shtetases Y-shtetase shqiptare, por dhe shtetasve Z – të huaj  dhe shqiptarë, pa një lidhje  të qartë mes tyre. Transfertat e kryera luhaten në kufijtë: 60 EUR – 6,000 EUR; 15,000 All – 110,000 All dhe 100 USD – 200 USD.

Për shtetasin X u evidentua se është ish-punonjës i administrates shtetërore në rol drejtues dhe është arrestuar nga Policia, si person i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Për sa më sipër, bazuar në numrin e lartë të transfertave brenda dhe jashtë vendit të kryera nga shtetasit e sipërcituar X dhe Y me shtetas të ndryshëm, lidhjet mes të cilëve janë të paqarta si dhe të dhënat për përfshirjen e shtetasit X në aktivitete të jashtëligjshme, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 2: Transfertë e dyshimtë e dërguar nga një shtetas i  një vendi me risk

Shtetasi shqiptar  “X‟ , 21 vjeç, rezulton të jetë ortak i vetëm dhe administrator në dy shoqëri të regjistruara: subjektin  “D”  Shpk. themeluar në vitin 1998, me objekt  “Tregtimin e të gjitha mallrave dhe kryesisht të duhanit” dhe subjektin “E” Shpk.  themeluar në vitin 2019, me objekt në fushën e ndërtimit dhe punime të infrastrukturës.

Gjatë vitit 2019, ky shtetas ka përfituar në llogarinë personale në monedhën EUR, një transfertë ndërkombëtare nga një vend i Lindjes së Mesme „@‟, në shumën 300,000 EUR nga dërgues një shtetas i quajtur  “Y” (mosha 45- vjeç )– shtetas i një vendi tjetër me risk të Lindjes së Mesme „β‟  dhe banues në shtetin nga ku është dërguar transferta. Qëllimi i deklaruar i transfertës është financimi i shoqërisë “E”  shpk, bazuar në një kontratë huaje me afat 1-vjeçar, të nënshkruar një ditë më pas nga themelimi i kompanisë “E” shpk.  Në kontratë është paraqitur se në rast moskthimi të huasë Brenda  v.2019, shtetasit  “Y”  i lind e drejta të përfitojë 49% të  aksioneve  të shoqërisë.

Në mënyrë të përmbledhur paraqiten elementë me anomali si:

–          Lidhja e kontratës midis shtetasve, ndërkohë që qëllimi i lidhjes së saj deklarohet si “për investime të kryera në shoqërinë e sapothemeluar  “E” Shpk, të nënshkruar një ditë më vonë nga data e themelimit të shoqërisë “E” Shpk.

.

–          Paqartësi mbi motivet pse shtetasi “X”,  kërkon për kryerjen e investimeve për  biznesin e ri, hua nga një shtetas irakien, ndërkohë që ka fonde të mjaftueshme të tij në vlerën 555,000,000 LEK (kapitali) nga shoqëria tjetër e tij “D” Shpk.

–  Kushti i vendosur në rast moskthimi të huasë, mund  të cënojë barazinë  e palëve e themeluar rishtazi. Nga kërkimet  në burime  të hapura, ka të dhëna se bashkëpunimi midis dy shtetasve “X” dhe “Y” shtrihet në fushën e prodhimit dhe eksportimit të cigareve. Shoqëria “D”  ka pasur një kontratë për prodhimin e cigareve për subjektin  “F” Shpk, subject i zotëruar nga shtetasi Y. Ky subject,  “F” Shpk.  është themeluar në një nga vendet të konsideruara parajsë fiskale, kryen investime në fushën e cigareve dhe duhanit, transportit, naftës, gazit, telekomunikacionit etj. dhe është akuzuar për kryerje kontrabande në tregtimin e cigareve në disa shtete të ndryshme.

Mbështetur në:

–  dyshimet për burimin e të ardhurave te shtetasit të huaj të cilat duken të prejardhura nga aktivitete të jashtëligjshëm me qëllim përfitimi vetjak.

Rasti është referuar në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 3:Transferta të dyshimta të përfituara nga kryerja e një aktiviteti ekonomik fiktiv

Gjatë muajit Prill 2019,  shtetasi X ka regjistruar  në QKB  dy shoqëritë  tregtare  “A” Sh.p.k, dhe  “B” Sh.p.k . Të dyja shoqëritë e sipërpërmenduar  kanë si ortak dhe administrator të vetëm shtetasin “X” (shtetas i huaj nga një vend i BE) ka kanë objekt veprimtarie të njëjtë në fushën e konsulencës financiare, hulumtime të tregut etj

Është kërkuar informacion nga subjektet e ligjit dhe nga analizimi i të dhënave bankare lidhur me dy shoqëritë tregtare rezulton se:

–          Nga momenti i regjistrimit të tyre  në  QKB e në vijim, shoqëritë kanë përfituar transferta të shpeshta në vlera që variojnë nga 985 Euro në 15.927 USD  me përshkrimin  “Finance consulting”.

–          Dërgues të këtyre fondeve janë shtetasit me gjenaralitete  M,D,F,G,N,L, etj. dhe dërgesat kryhen nga më shumë se 10 shtete të ndryshme kudo në botë, si shtete të  BE-së,  por  edhe jashtë  saj.

–           Vlerat e përfituara tërhiqen cash nga shtetasi  “X”  dhe vetëm shuma 14.000 Euro transferohet në një vend të BE-së  në favor të shoqërisë  “C” e themeluar në një vend off-shore (vend i njohur i parajsës fiskale).

Subjektet  tregtare nuk kanë  kryer aktivitet  të mirëfilltë  ekonomik, bazuar edhe në deklarimet e kryera  në institucionet  përkatëse.

Në tetor të vitit 2019,  pranë bankës  “Z” ,  ka mbërritur  një mesazh  SWIFT  nga banka korespondente  “V”, nëpërmjet  të cilit jepet informacion se klienti i tyre, shtetasi me gjeneralitete  “M” ,  ka depozituar në policinë e një shteti tjetër (vend jo i BE) një kallzim për mashtrim në lidhje me një transfertë të realizuar prej tij drejt shoqërisë “A”  në shumën rreth 1,000 USD.

Po kështu, në tetor 2019,  shoqëria  “A” , ka përfituar dy transferta në vlerën totale rreth 2,000 EUR pranë  bankës  “Z”  me dërgues shtetasin “L”(vend jo i BE-së), me përshkrimin  “Finance Consulting”  dhe më pas shtetasi urdhërues,  ka kërkuar kthimin mbrapsht të fondeve,  me pretendimin,  se ky i fundit ishte përfshirë në një investim mashtrues nga ana e shoqërisë  “B”.

Duke marrë në konsideratë:

–          pretendimet për mashtrim nga shtetas- dërgues të fondeve lidhur me subjektet e administruar nga shtetasi “X”,

–           shtetasi  “X”  ka themeluar dy subjekt tregtare me objekt aktiviteti të njëjtë, të cilat kanë përfituar transferta në vlera të konsiderueshme në një kohë relativisht të shkurtër;

–           transfertat e përfituara janë të të njëjtës tipologji (finance consulting) dhe dërgesat kryhen nga subjekte dhe vende të ndryshme pa një lidhje të dukshme ndërmjet tyre

–          një pjesë e fondeve të përfituara transferohen nga llogaritë bankare të subjekteve  “A” sh.p.k  dhe “B” sh.p.k , drejt një vendi të BE-së, për llogari të shoqërisë C themeluar në vend off-shore; rasti është konsideruar me anomali, për rrjedhojë informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm organeve të zbatimit të ligjit.

Tipologji 4: Transferta të larta në mbërritje, në favor të shoqërive  “Call Center”.

Në periudhën Janar 2019-Gusht 2019, pranë Bankës X, ka patur  transferta të larta  në mbërritje në favor të disa shoqërive të llojit  “Call Center”, fonde të cilat më pas tërhiqeshin menjëherë cash nga persona  të autorizuar  të këtyre shoqërive. Shtetasit A dhe B, të cilët shfaqeshin si persona të autorizuar  në veprimtaritë  ekonomike,  të cilat në dukje nuk kishin asnjë lidhje ndërmjet tyre, rezultuan të njohur midis tyre.

Gjatë analizimit të thelluar të rastit u vu re se rreth 16 veprimtari të llojit “Call Center” me të njëjtin objekt aktiviteti  ishin themeluar  përkatësisht në 2 ditë të vetme. Ortakë të këtyre shoqërive ishin shtetas të  ndryshëm nga një vend i BE-së,  përkatësisht shtetasit D,E,K,L dhe M.

Pas verifikimit  të  hyrje-daljeve të tyre, rezultoi se këta shtetas,  kanë hyrje-dalje në data të përbashkëta, që u paraprijnë krijimit  të shoqërive.

 

Duke marrë në konsideratë:

– Transferta në mbërritje, të pasuara me tërheqjet cash,  në mënyrë të menjëhershme, nga shtetas shqiptarë të njohur ndërmjet tyre;

– Shoqëri të krijuara me të njëjtin objekt veprimtarie, të themeluara nga shtetas të ndryshëm të huaj nga i njëjti vend i BE-së, të cilët kanë udhëtuar në të njëjtat data;

Tipologji 5: Transfertë e dyshimtë në mbërritje nga një shtetas i një vendi me risk në Lindjen e Mesme

Në Mars të vitit 2019, pranë bankës  “Z”, ka mbërritur një transfertë në vlerë  50,000 Lekë, me përfitues shtetasen shqiptare “X”. Transferta  urdhërohet nga një shtetas i “A”, me vendlindje në një shtet të lindjes së  Mesme, dhe me vendqëndrim  në një shtet të  BE-së. Kjo transfertë urdhërohet nga një vend jo i BE-së.

Pritësja e fondeve “X”,  shprehet se kjo shumë dërgohej me qëllim “ndihmesën në zhvillimin e një veprimtarie ekonomike në Shqipëri”.  Fondet e kaluara  ishin në vlerë jo të lartë dhe kjo ngriti dyshime për qëllimin e transfertës, që mund të ishte testimi i sistemit për mbërritjen e fondeve në destinacion, ndërkohë që me një shumë të tillë nuk është e pritshme që të arrihet qëllimi i deklaruar.

Nga verifikimet e kryera nga institucioni financiar, në të dhënat  e  “World Check”, rezultoni një përputhje e gjeneraliteteve të emrit dhe mbiemrit të shtetasit “A” dhe të vendlindjes së tij, si person i dyshuar për përfshirje në grupe militante/terroriste.

Duke marrë në konsideratë:

– Transfertën e dërguar nga një vend jo i Bashkimit Europian, nga një shtetas i një vendi me risk në Lindjen e Mesme dhe me vendqëndrim në një shtet të Bashkimit Europian;

– Përshkrimi i dyshimtë i transfertës në mbërritje në lidhje me qëllimin e dërgimit;

–  Mungesa e një lidhjeje midis palëve;