Zyrë e përbashkët doganore mes dy vendeve, Kosovë- Shqipëri

875
Sigal

Biznesi nuk do të ketë më problematika në pikat doganore me Kosovën. Ministria e Financave të Shqipërisë dhe Ministria e Financave të Kosovës ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe, e cila ofron plotësimin e kërkesës së të dy vendeve për një zyrë të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë.
 
Takimi mes Ministri të Financave, Shkëlqim Cani, dhe homologut të tij Kosovar, Abdullah Hoti, është përqendruar në diskutimin e hollësishëm të bashkëpunimit mes të dy vendeve në fushën e shkëmbimeve tregtare, të thjeshtimit të procedurave në të dy anët e kalimit të kufirit dhe çështje të tjera me interes reciprok në konsolidimin e bazave të partneritetit mes dy shërbimeve doganore.
 
Çështjet e trajtuara gjatë këtij takimi ishin përpunimi në të njëjtin sistem të deklaratave doganore, ndërkohë që tranzitimi i përbashkët tashmë mundëson që doganat mes dy vendeve tona të jenë virtuale, duke mos pasur ndalesa kufitare.
 
Gjithashtu u ra dakort që që të ngrihet një grup i përbashkët pune për të koordinuar bashkëpunimin midis dy administratave, që të punojë për përafrimin e procedurave doganore, por edhe të legjislacionit doganor në tërësi, si dhe të përcaktojnë shpejt procedurat për të realizuar heqjen e kontrollit të dyfishtë aktual në doganat respektive dhe krijimin një zyre të vetme të përbashkët zhdoganimi për të dy shtetet kufitare.
 
Dy administrtat do të sigurojnë një analizë dhe profile risku të përbashkëta, si dhe për të shkëmbyer informacion të ndërsjelltë lidhur me historikun e kompanive operuese. Gjatë këtij takimi ministrat ranë dakord të harmonizojnë politikat e taksave në fushën e mallrave të ashtuquajtur “të fortë”, që paguajnë akcizë, të zgjidhin problemin e terminaleve që në Kosovë krijojnë një kosto shtesë për eksportuesit shqiptarë, të policave të sigurimit me vlerë të njëjtë në të dy shtetet, etj.
 
 
Informacion për nivelin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri- Kosovë
Për vitin 2014 volumi tregtar i shkëmbimeve me Kosovën ka qenë me një vlerë rreth 177 milionë Euro. Volumi i importeve nga Kosova për vitin 2014 ka qenë me një peshë specifike në masën 3.6% kundrejt totalit te importeve tona.
Vërehet ulje e volumit të importeve të realizuar 25.6% më pak krahasuar me vitin 2013.
Vlera e mallrave të importuara nga ky vend për vitin 2014 ka qenë 42.6 milionë Euro. Në peshë specifike 1.1 % i takojnë vlerës së importeve nga Kosova, kundrejt totalit në vlerë ndaj të gjitha vendeve për këtë vit. Vërehet se për vitin 2014, krahasuar me vitin 2013 ka ulje të vlerës së importeve me 42 milionë lekë me pak.
Volumi i mallrave të eksportuara drejt Kosovës gjatë vitit 2014 ka zënë një peshë specifike 21.7 % ndaj peshës totale të eksporteve tona drejt të gjitha vendeve. Vërehet një rritje e peshës me 10.7% krahasuar me një vit më parë.
 – See more at: http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/zyre-e-perbashket-doganore-mes–dy-vendeve-kosove–shqiperi-276350.html#sthash.OgM4cWzh.dpuf