Largimi i përmbaruesve shtetërorë lë pa ekzekutuar urdhrat

536
Sigal

Shërbimi i përmbarmit gjyqësor në vitin 2019 nuk arriti të realizonte ekzekutimin e urdhrave të parashikuar sipas planit duke lënë të paktën 14 për qind të tyre pa përfunduar për shkak të mungesave të stafit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, që tregojnë ecurinë e realizimit të tre programeve të lidhura me këtë shërbim, nënvizojnë pikërisht largimin e përmbaruesve si shkak.

“Janë parashikuar 3 produkte për periudhën aktuale, ‘Ekzekutimi i titujve ekzekutivë’, ‘Menaxhimi i shërbimit përmbarimor gjyqësor’ dhe ‘Ekzekutimi për çdo urdhër mbrojtje’. Produkti i parë është realizuar pjesërisht, janë ekzekutuar 7,717 tituj ekzekutivë, kundrejt 9,000 tituj ekzekutivë të planifikuar për vitin 2019. Rezulton mosrealizim i planit vjetor, kjo për pasojë të vendeve vakante të krijuara nga largimi i përmbaruesve gjyqësor.

Në total 3,030 çështjeve i është dhënë zgjidhje Ligjore (janë pushuar për mungesë pasurie, janë pezulluar me vendim gjykate ose janë pushuar për shkak të shfuqizimit të titullit ekzekutiv, etj). Produkti i dytë menaxhimi i shërbimit përmbarimor është realizuar plotësisht sipas parashikimit dhe për produktin e tretë kanë ardhur për ekzekutim 360 urdhra mbrojtjeje, të cilët janë ekzekutuar plotësisht” thuhet në përmbledhjen e ministrisë.

Lidhur me ecurinë e shpenzimeve nga ana e Shërbimit Përmbarimor Gjyësor ministria raportoi se në vitin 2019 fondet e akorduara në fillim viti ishin 173,1 milionë lekë por gjatë gjithë vitit pati ndryhsime ku fillimisht u shtuan 500 mijë lekë dhe më pas u paksuan 24.4 milionë lekë. Plani i rishikuar final e ka përmbarimin me 149.8 milionë lekë.

“Realizimi në shpenzimet e personelit është rreth 99 %. Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor për sa i përket shpenzimeve operative gjatë janë realizuar në masën 86%, diferencat janë fonde të planifikuara  për procedurat  e prokurimit që u ndërprenë në zbatimit të shkresës nr.21920, datë 02.12.2019 “Mbi prioritetin e pagesave në kushtet e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë natyrore”, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë” nënvizohet në përmbledhje. Gjndja e fatkeqësisë natyrore në vitin 2019 i referohet situatës me tërmetin e 26 nëntorit që pati pasoja të rënda në shkatërrimin e banesave dhe bizneseve në katër rajone të vendit.