Bankers, 1.4 miliardë USD fitime nga nafta, teksa naftëtarët janë pa rroga dhe rafineritë qëndrojë të mbyllura

268
Sigal

Ndërkohë që përllogaritet që duke pasur parasysh koston e prodhimit dhe zinxhirin deri tek konsumatori me 1500 lekë të vjetra, përfitimet që merr nga Bankers Petroleum qeveria nga akciza arrin shifrën 1.4 miliardë dollarë. Në gjithë këtë qëndron paradoksi tepër i dukshëm. Rafineritë qëndrojnë mbyllur, punonjësit e nëntokës janë pa rroga, ndërsa oligarkët pasurohen në kurriz të popullit më të varfër në Europë. Një tjetër fakt skandaloz është se qytetarët paguajnë çmimin e karburantit, që përkon të jetë më i shtrenjtikrahasur me vende të tjera.

Bankers Petroleum Albania parashikon të prodhojë në vitin aktual 670 mijë ton naftë.Kjo shifër është rreth 33% më pak sesa prodhimi i kompanisë në vitin 2019, kur ishte një vit normal pa efektet e pandemisë së COVID-19.Detajet u dhanë nga kompania publike e prodhimit të naftës Albpetrol, pas miratimit të programit të punës dhe buxhetit të kompanisë për 2021.

Në mbledhjen e Komitetit Këshillimor midis shoqërisë Albpetrol sh.a dhe “Bankers Petroleum Albania” Ltd” që zhvillon aktivitetin në Vendburimit Patos-Marinëz u nënvizua se nëse koniunktura e tregut hidrokarbur do të jetë e favorshme atëherë do të vijohet me investime në Shpimin e Puseve të Reja.Një tjetër element i parashikuar është ai për një shtesë investimi lidhur me rehabilitimin e Gropave Ekologjike.Bankers Petroleum është prodhuesi më i madh i naftës në vend, me mbi 90% të totalit. Kompania u prek nga pandemia në pjesën e parë të 2020-s, duke u detyruar të ndërpresë aktivitetin në prill, për më shumë se një muaj, për herë të parë në histori, teksa nafta zbriti në 20 dollarë për fuçi, konsumi global ra dhe aktiviteti i rafinerive partnere u reduktua në minimum. Si pasojë, planet ambicioze të ‘Bankers’ për intensifikim të aktivitetit hidrokarbur u ndalën gjatë kësaj periudhe, duke ndikuar negativisht në planet për hapjen e puseve të reja. Bankers ka deklaruar se pret që prodhimi këtë vit të jetë në të njëjtat nivele si në 2020.Paralelisht me Bankers duket se është vijuar edhe me diskutimet me një tjetër kompani që ushtron aktivitetet në zonën e Kuçovës.Albpetrol bëri me dije se “Sherëood International Petroleum” Ltd” pritet të prezantojë edhe ajo planin e punës dhe investimeve por aktualisht po bëhen konsultime për të dalë në një program të përmirësuar.