Ashpërsohen masat ndëshkuese, 3 vite burg për veprën e evazionit fiskal

743
Sigal
Qeveria ka dërguar në Parlament një draft, i cili amendon Kodin Penal, duke ashpërsuar masat ndëshkuese për veprën e evazionit. Bizneset që nuk deklarojnë punonjësit dhe ato që ushtrojnë aktivitete të paregjistruara në organet tatimore do të dënohen deri në 3 vite burg. Ndryshimet më të forta janë ato në nenin 180 të kodit aktual, i cili flet për fshehjen e detyrimeve tatimore. Në fakt, fshehja e taksave, pasi janë marrë më parë masat administrative, konsiderohet si vepër penale edhe aktualisht. Me draftin e ri hiqet mundësia e gjobës dhe kjo shkelje do të dënohet automatikisht vetëm me burg, deri në dy vite. Veç kësaj, në të njëjtin nen, drafti i ri shton një pargraf të posaçëm, i cili klasifikon si vepër penale edhe 4 shkelje të tjera tatimore, të cilat janë: ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm, mosregjistrimi në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve dhe moslëshimi i kuponit tatimor.