Lidhi me litar dhe dhunoi te riun, pranga 52-vjeçarit

460
Një rast dhune është shënuar sot në qytetin e Gjirokastrës, ku një 52-vjeçar është konfliktuar me një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në 25 gusht, ndërsa 52-vjeçari Lefter Bocia, është ndaluar ditën e sotme nga policia, si i dyshuar për dhunën ndaj 27-vjeçarit me iniciale K.M.
Policia zbardhi ngjarjen duke thënë se në vendin e quajtur “Vreshtat e fshatit Derviçian”, pas një sherri të momentit me të riun, Boçia e ka lidhur me litar, e ka goditur me grusht dhe me shkop druri në kokë dhe trup duke i shkaktuar dëmtime fizike. Pas kësaj ai e ka futur në bagazhin e makinës së tij të riun nga Libohova. Pak më vonë e ka lënë të lirë, duke bërë që i riu të bëjë denoncimin në polici. Pas disa ditësh hetime, policia ka ndaluar ditën e sotme 52- vjeçarin.
Sigal