Arben Ahmetaj: Gjobat ndaj biznesit kapin shifrën 30 milionë dollarë

951
Sigal

30 milionë dollarë është shifra e gjobave të vendosura ndaj biznesit në mënyrë të padrejtë gjatë periudhës së fushatës 2013. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, e ka zbardhur këtë shifër gjatë takimit me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë të vendit. Sipas Ministrit Ahmetaj, kjo shumë e gjobave të vendosura do t’i falet bizneseve pasi i është vendosur padrejtësisht. Drafti i faljes së gjobave për këtë periudhë është miratuar nga qeveria dhe pritet të kaloje se shpejti në Kuvend. Ky vendim nuk përjashton pagesën e masës së tatimit, për të cilën bizneset janë gjobitur, apo edhe kamatëvonesat e krijuara.