21 Janari, Fajon në Strasburg: S’ka autorë, e papranueshme

512
Sigal

Vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar të 2011 janë ngritur si çështje shqetësuese në Strasburg ku po zhvillohet takimi dy ditor i Komitetit të Shtatë Ndërparlamentar i Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë. Eurodeputetja Tanja Fajon ka ngritur pyetje në lidhje me çështjen e 21 janarit. “Është e papranueshme që nuk ka ende autorë” – shkruan Tanja Fajon në postimin e saj në Twitter paraditen e sotme.