Av. Kujtim Cakrani: Komisionet vlerësuese të Vetting-ut përbëhen nga të dënuar nga GJKKO, pushteti kërkon njerëz të shantazhueshëm në krye të Drejtësisë së re

169
Sigal

Rasti i ish-prokurorit Besnik Cani që u largua nga sistemi drejtësisë nga një trup vlerësimi në të cilën kishte në përbërjen e saj individë që kishin vetë probleme me ligjin la pas një problematikë që do i kushtojë shumë të ardhmes dhe integritetit të institucionit të Veting-ut.  

Vendimi  i Gjykatës së Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani u bë një rast që ka vënë në pikëpyetje vendimet e marra nga anëtarët e Komisioneve Vlerësuese që po realizojnë Vetting-un për Drejtësinë e re në Shqipëri. Megjithëse të kontestuara nga vetë grupet e interesit dhe opozita që të kishte reagim konkret për vendimet e padrejta duhej një vendim nga një gjykatë ndërkombëtare. Në një intervistë me Avokatin Kujtim Cakrani do të flasim për situatën e drejtësisë së re, pengesat që sjellin vlerësuesit e gjyqtarëve e prokurorëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret dhe problematikat që ka sjellë reformimi i drejtësisë.

Si e shihni vendimin e Strasburgut per ish-Prokurorin Besnik Cani? Çfarë tregon ky vendim për Reformën në Drejtësi dhe sistemin e ri të drejtësisë që po krijohet në vend?

Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtave Njeriut, në fakt ishte një vendim që  pritej, duhet pranuar se, problematikat e që ka patur reforma në drejtësi, që në fillimet e saj kanë reflektuar jo vetëm në performancën e anëtarve të Komisionit Pavarur të Kualifikimit, por edhe në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Qytetarët dhe mbarë opinion publik me të drejtë pyet, kush janë këta individ që janë ngarkuar me kushtetutë të kryejnë hetime dhe të japin vendime ndaj Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës? Në fakt nuk kanë marë përgjigje kush janë, nga vijnë, çfarë të kaluare profesionale kanë dhe pasuritë që ata kanë. Kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje. Asnjë prej anëtarëve të të dy trupave të Veting-ut nuk ka kaluar në filtrin e një komisioni serioz dhe të paanshëm ku të kontrollohen ata vetë familjarët e tyre dhe rrethi afërt për pasuritë dhe çdo lidhje tjetër. Duke mos bërë një Vetting për të gjithë personat që përbëjnë trupën e KPK dhe KPA, ka bërë që të ketë kontestime nga palët e prekura si pasojë e vendimeve të tyre. Dhe në këtë mënyrë nga denocimet e bëra dolën në pah shumë probleme që ata kanë patur me ligjin në të shkuarën por edhe në të tashmen. Rasti i ish-prokurorit Besnik Cani që u largua nga sistemi drejtësisë nga një trup vlerësimi në të cilën kishte në përbërjen e saj individë që kishin vetë probleme me ligjin dhe që u dënua me vendim përfundimtar nga GJKKO, por që la pas një problematikë që do i kushtojë shumë të ardhmes dhe integritetit të institucionit të Veting-ut. Gjykata Europiane Drejtave të Njeriut si një Gjykatë me shumë integritet dhe profesionalizën me vendimin e saj për ish prokurorin Besnik Cani tashmë kompromentoi të gjithë procesin e reformës në drejtësi. Imagjinoni tani të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar nga sistemi drejtësisë nga e njëjta trup gjykimi që janë drejtuar kësaj gjykate, dhe me këtë precedent do prishen vendimet e dhëna ndërkohë që prokurorët dhe gjyqtarët do të rifuten përsëri në vlerësim. Vendimi gjykatës Strasburgut ishte në përputhje me ligjin.

Vendimi i GJKKO përsa i përket anëtares së KPK Etleda Çiftja, dallohet qartë që është një vendim i sforcuar i marrë me dy standarte nga e njëjta gjykatë.

Si e shihni vendimin e Gjykatës së Posaçme për anëtaren e KPK, Entela Çiftja e cila pavarësisht se pranoi se kishte kryer një veprim të paligjshëm duke pranuar gjykim të shkurtuar GJKKO e shpalli atë të pafajshme?

Vendimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizur përsa i përket anëtares së Komisionit Pavarur të Kualifikimit Entela Çiftja, dallohet qartë që është një vendim i sforcuar i marrë me dy standarte nga e njëjta gjykatë. Nëse e njëjta gjykatë për të njëjtat akuza ka deklaruar fajtor një tjetër anëtarë të trupës së Vetingut, dhe për znj. Çiftja mbahet qëndrim tjetër e ka kompromentuar shumë reformën në drejtësi, arsye kjo që sipas sondazheve opinion publik nuk është optimist për këtë reformë. Nëse anëtarja e KPK, Entela Çiftja ka gënjyer apo mashtruar me anë të deklarimit të formularëve lidhur me pasurinë e saj atëherë edhe sikur të dali përfundimisht e pafajshme edhe në gjykatën e Apelit, përsëri ka humbur besimin dhe integritetin sepse, për të njëjtat arsye vetë kjo zonjë ka marrë vendime duke larguar nga sistemi drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë. Duhet të sjell në vëmendje edhe rastin e ish prokurorit A. Llalla i cili u hetua dhe gjykua me të njëjtën akuzë si znj. Entela Çiftja dhe u deklarua fajtor po nga kjo gjykatë. Pra vendimi i gjykatës posaçme për anëtaren e KPK është një vendim i diktuar nga kush këtë nuk mund ta them por arsyeja dhe precedentët e mëparshëm të mbajtur nga e njëjta gjykatë për të njëjtat akuza të bëjnë të mendosh se është vendim i padrejtë.

Nëse anëtarja e KPK, Etleda Çiftja ka mashtruar lidhur me pasurinë e saj atëherë edhe sikur të dali përfundimisht e pafajshme edhe në gjykatën e Apelit, përsëri ka humbur besimin sepse, për të njëjtat arsye ka larguar nga sistemi drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë.

Si e komentoni që Veting-u bëhet nga persona që nuk janë korrekt me ligjin për veten e tyre në radh të parë?

Tashmë të gjithë shqiptarët janë koherent me çfarë po ndodh me reformën në drejtësi, kush janë individët formojnë trupën e Komisionit Pavarur Kualifikimit KPK dhe KPA. Nëse kthehemi në retrospektivë kur nisi të formoheshin trupat e të dy institucioneve të vetindut KPK dhe KPA pati kontestime si nga partitë opozitare ashtu edhe nga opinion publik, për individët që konkuronin dhe dilnin para një komisioni ku profesori njohur Gabo ju bënte pyetje lidhur me njohuritë e përgjithshme të tyre ata ishin me mangësi të theksuara dhe nuk arrinin tju përgjigjeshin pyetjeve më elementare sa u bënë meme edhe në rrjetet sociale. Përveç kësaj këta individ as nuk u hetuan me imtësi lidhur me gjendjen psikologjike se për ato pasurore as që nuk u kontrolluan. Po pse ndodhi kjo? Sepse politika dhe sidomos maxhioranca Partia Socialiste që ishte pormotore dhe e interesuar të kapte sistemin e drejtësisë i duheshin të tillë individ me probleme me qëllim ti kishte të shantazhueshëm gjatë ushtrimit të detyrës. Dhe në fakt ashtu ndodhi, nëse shohim të dy trupat e Vetingut KPK dhe KPA janë të kapur nga partia Socialiste. Të gjithë kanë lidhje me këtë parti, kanë bashkëshortët pjesë të administratës publike, të organeve kushtetuese apo dhe në policinë e Shtetit. Të gjithë janë të lidhur me interesa me pushtetin. Përveç kësaj duke qënë se edhe vet përbërja e trupës së Vetting-ut ka problem me ligjin ata nuk kanë as integritetin moral, s’kanë pastërtinë e figurës që duhet të ketë një individ për tu berë pjesë e institucioneve kaq të rëndësishëm të vlerësimit të njerëzve të drejtësisë, ka bërë që opinion public të mos ketë shpresa se gjendja në gjyqësor do përmirësohet.

Maxhoranca ishte pormotore dhe e interesuar të kapte sistemin e drejtësisë, i duheshin të tillë individ me probleme me qëllim ti kishte të shantazhueshëm gjatë ushtrimit të detyrës.

Si e shihni situatën e Gjykatave të Shkallës së Parë të cilat një pjesë e tyre nuk e plotësojnë kuorumin për të trajtuar çështje, ndërsa dosjet vijojnë të shtohen në stok?

Prej kohësh drejtësia shqiptare është në kolaps, dhe askush nuk flet të gjithë heshtin! Gjykatat e shkallëve të para prej kohësh punojnë në kushte skandaloze sot një gjyqtarë ka 600-800 dosje për shqyrtim, kjo për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Të nisësh sot një çështje civile në gjykatë qytetarit I duhen minimum 2 vite të përfundoj atë, gjithmon nëse gjqrat shkojnë mirë, sepse ndodh që sapo nis procesin gjyqësor bënë disa seanca dhe je afër fundit, gjyqtarin e shkarkon vetingu dhe çështja duhet të rinis nga fillimi. E imagjinoni çfarë stresi merë qytetari. Pasi të përfundoj qytetari çështjen në gjykatën e shkallës së parë, palët do e ankimojnë vendimin në gjykatën e Apelit. Në këtë gjykatë pritja për të shqyrtuar çështjen është nga 4-6 vjet. Ndodh që pasi ke pritur 8 vjet nga nisja e procesit gjyqësor, gjykata e Apelit e prish vendimin e kthen atë për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, kjo është tragjedi më vete. Ndodh ndryshe që çështja të shkojë në Gjykatën e Lartë pasi palët nuk janë dakord dhe bëjnë rekurs, edhe në këtë gjykatë dihet të presësh deri në 8 vite, sepse sot kjo gjykatë ka rreth 40 mijë dosje që presin për gykim prej vitit 2014. Sipas statistikave në 6 gjykatat e Apelit sot janë në pritje për gjykim rreth 90 mijë dosje. Dhe nëse i mbledhim të gjitha këto 40 mijë në Gjykatën e Lartë dhe 90 mijë në gjykatën e Apeleve shkojnë 130 mijë dosje në pritje për gjykim. Nëse bëjmë një llogari matematikore një qytetar që sot nis një process gjyqësor do presi deri në vitin 2040 të përfundoj gjyqin. Pra kjo është situatë në gjykatat shqiptare, ku i mungojnë sistemit të drejtësisë rreth 200 gjyqtarë që nuk dihet kur do i plotësojnë vendet vakante.

Si e shihni standartet e drejtësisë në Shqipëri kur shkon në gjykatë një nënë 80 vjeçare pasi kreu punime për një kotec ndarsa ata që ngrenë qiellgërvishtëse në qendër të Tiranës, me kate pa leje as nuk merren nën hetim.

Rasti i gjyshes nga Narta e Vlorës që ishte duke mbuluar kotecin e pulave me llamarinë është rasti tragjikomedik i kësaj drejtësie. Është e paprecedentë në kanalet e drejtësisë që të shoqërosh në komisariat të policisë një plakë 82 vjeçare. Turp, po shumë turp për policët që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe që sillen me ta më keq si pushtuesi. Nëse do ti referohemi statistikave këto 10 viteve të fundit rezulton se: në vitin 2014 në Shqipëri ka patur 300 mijë ndërtime pa leje në këto 100 mijë të legalizuara. Në vitin 2017 u deklaruan nga ALUIZN-i  më shumë se 400 mijë ndërtime pa leje. Në vitin 2021 gjatë fushatës u deklaruan 600 mijë ndërtime pa leje, dhe nga këto 300 mijë ishin legalizuar. Në vitin 2013 Kuvendi Shqipërisë ndërhyri në Kodin Penal duke shtuar një dispozitë për ndërtimet e paligjshme, neni 199/a dhe b, në të cilën parashikonte dënim për gjithë ata që ndërtonin pa leje. Jo pak herë shumë njerëz hallexhinj janë bërë objekt i kronikave të lajmeve pasi kapeshin nga policia e shtetit dhe procedoheshin njëri duke rregulluar çatinë e shtëpisë tjetri murin rrethues dikush suvatonte banesën, dhe të gjithë janë dënuar nga gjykatat. Edhe pse ligji për ndërtimet e paligjshme u ashpërsua përsëri nuk pati efekt sepse, ndërtimet pa leje u shtuan me shpejtësi. U shtuan më së shumti në bregdet, në qytetet e rëndësishme që që kishte kërkesa shoqëritë e ndërtimit në babëzi të plotë mernin leje për të ndërtuar 10 kate ndërtonin 15 e kështu me në hoteleri etj. Të gjitha këto bëheshin në mes të ditës nën hundën e policisë shtetit dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Ligji funksiononte vetëm për hallexhinjtë, të fortët e lidhur me pushtetin as që ju ndien sepse polici nuk afrohet tek ojekti tij pa leje, të gjithë e dinë që në ndërtimet pa leje merë pjesën deputeti, kryetari bashkisë, drejtuesi policisë apo edhe IMT e kështu me radhë. Tashmë u kujtua edhe Kryeministri se do zbatojë gjoja ligjin. Kryeministri aty ka qenë madje vetëm 30 metra vija ajërore nga zyra e tij po ndërtohen kulla apo qiellgërvishtëse siç njerëzit i quajnë. Show i radhën për propagandën e radhës zgjedhore sapo ka nisur.

Si e shihni gjendjen aktuale të të dënuarve në burgje ndërsa ju në një publikim tuajin flisni edhe për rastin e vdekjes në burgun spital të Shën Kollit?

Disa ditë më parë në spitalin burg të Shën Kollit në Lezhë ndërroj jetë një i sëmurë, nuk është hera e parë që ka ndodhur ngjarje të tilla në këtë qendër siptalore. Kjo ndodh për disa arsye por më kryesorja është që, përkujdesja për këtë kategori njerëzish nga ana e shtetit është pothuaj zero deri në diskriminim të plotë. Asksh nuk mban përgjegjësi se dikush humbet jetën, prokuroria regjistron procedimin dhe pas ca kohësh i pushon për mungesë provash, por në fakt i pushon pas ndërhyrjeve nga autoritetet e burgut. Administrata nuk kryen hetim administrative për shkaqet e ngjarjes dhe kështu harrohet çdo gjë. Gjendje skandaloze sot janë edhe vendet e ekzektimit vendimeve penale IEVP, në këto institucione vuajnë dënimin mi 5500 të dënuar dhe të paraburgosur. Mbipopullimi është kthyer tashmë një shqetësim pasi kjo rëndon mbi të dënuarit dhe paraburgosurit, që humbasin në këtë mënyrë të drejtat e tyre të përcaktuara nga ligji për të Burgosurut dhe Paraburgosurit, por edhe nga Konventa Ndërkombëtare mi Trajtimin e të Burgosurëve. Është e domosdoshme një amnisti jo vetëm për shkaqet e sipërcituara por edhe për faktin se shteti shqiptarë ka disa vjetë që nuk ka bërë një amnisti gjithëpërfshirëse. Amnistia është akt human që tregon fytyrën himane të një shteti demokratikë. Gjithashti amnistia do tu jepte një mundësi shumë familjeve që të kishin pranë të afërmin e tyre. Shteti do të kishte një lehtësim financiar sespe kostot financiare për trajtimin e të burgosurëve janë edhe një lehtësim për shtetin, sidomos në këto kohë krizash. Qytetërimi një kombi vlerësohet si trajton të burgosurit!