Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” dhe çështja kombëtare
24-25 Maj 2014 Kuvendi i V
-Çamëria, brenga e kahershme e Labërisë
– Shpalosje madhështore e vlerave shpirtërore të një kombi (eksodi kosovar-1999)
– Padrejtësitë historike, ndaj dy krahinave shqiptare
Për këto padrejtësi historike, popujt e të dy krahinave do të bashkoheshin e do të luftonin për mbrojtjen e trojeve nga synimet shoviniste greke. Është i njohur bashkëpunimi luftarak i figurave të tilla të Labërisë si Çelo Picari, Hodo Nivica, Gjoleka, Kokajt e Delvinës etj., me krerët çamër të dyerve të mëdha atdhetare të Çaparenjve, të Dinejve, të Pronjatëve, të Huseve, Ruseve etj., në mbrojtje të viseve Jugore shqiptare. Më 1854, kur forcat greke të gjeneral Theodhori Grevës mësynë nga Jugu në viset çame, edhe pse një pjesë e luftëtarëve labë e çamë ishin dërguar në frontin e Krimesë, labët u gjendën sërish pranë vëllezërve të tyre çamë me në krye Mahmut Bej Vlorën dhe prijës të shquar si Selim Hasani prej Velçe, Harun labi etj.. Ata, me sulmet e tyre, dëbuan grekët nga Paramithia, Lura, Preveza, Narta dhe Mecova. Luftëtarët çamo-labë luftuan së toku në betejën e Lëkurësit nga Filati në Qafë të Gjashtës në Sarandë.
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf

















