Nga gjyqi i Teme Sejkos tek filmi “Ballë për ballë”

2753
Sigal

Rrëfimi i ish-komandantit të nëndetëseve shqiptare: Debati me Mehmet Shehun për filmin “Ballë për ballë”, korigjimi i skenarit të Kadaresë për pronësinë e Bazës Ushtarake me amerikane dhe e vërteta e Teme Sejkos

INTERVISTA /  Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadës së Nëndetëseve Shqiptare

Debati me Mehmet Shehun për filmin “Ballë për ballë”

01-Baza e gjiut të Vlorës përbëhej nga dy baza, njëra e nëndetseve në Pashaliman dhe e anijeve mbiujëse në Sazan

02- Flamuri shqiptar ngrihej tek 12 nëndetëset dhe dy bazat lundruese.

03- Të katër nëndetëset “tonat” erdhën në vitin 1958, tip projekti 613

04- Që të bëheshe marinar i nëndetses, duheshin 2080 orë, stërvitje teori-praktikë

05- Tek filmi “Ballë për ballë” Ismail Kadare, ishte skenaristi, ndërsa unë caktuar konsulent ushtarak

06- Nuk e di arsyen, se pse Kadareja, këmbënguli, që B.U.D të ishte e sovjetikëve dhe jo e shqiptarëve!

Çfarë ishte kjo bazë, për komandant Ohrin?

“B.U.D. e gjiut të Vlorës përbëhej nga dy baza, njëra ishte e nëndetseve në Pashaliman dhe tjetra e anijeve mbiujëse në Sazan. Nëndetëset kryenin detyra operativo-strategjike, që vepronin ne hapësirë, ndërsa ajo e Sazanit, ishte taktiko-operative. Nëndetëset, kishin një destinacion për në Mesdhe, më tepër, se sa në Adriatik. Ekuipazhet shqiptare kishin, katër nëndetëse, por, si dublant, ndërsa sovjetikët, ishin instruktorët, që na mësonin. Të katër nëndetëset “tonat” erdhën në vitin 1958, tip projekti 613, të mesme detare. Sipas marëveshjes së mësipërme, por të pa firmosur nga të dy palët, erdhën edhe tetë nëndetëse të reja, në vitin 1959. B.U.D.kishte gjithsej tashmë 12 nëndetëse. Në vitin 1958 kishim edhe një bazë lundruese, që sovjetikët, e quanin “Nemcinov”, ndërsa shqiptarët e quajtën këtë nëndetëse “Tomorri” (5200 ton me 450 vende). Bashkë me tetë nëndetëset e vitit 1959, erdhi edhe një bazë tjetër lundruese, por më e madhe se Tomorri, të cilën sovjetikët, nuk pranuan t’ia ndryshonin emrin “Katelnikov”.

Flamuri shqiptar ngrihej tek 12 nëndetëset dhe dy bazat lundruese. Vetëm 4 nëndetëset e vitit 1958 dhe Tomorri, u akostuan, në bankinë (mol) të Pashalimanit, ndërsa tetë nëndetëse të vitit 1958 dhe “Katelnikovi”, qëndronin në radhën e Pashalimanit, sepse baza nuk kishte përfunduar e plotë. Në Sazan, ishte baza për anijet, katerat silurues (të ardhur në vititn 1953, gjashtë copë), ndërsa në vitin 1959, sipas marëveshtjes së mësipërme do të vinin edhe gjashtë të tjerë. Kishte gjashtë gjuejtësa, dy dragamina baze dhe gjashtë dragamina rade për çminim porti etj. Kjo bazë e Sazanit, kishte për detyrë të siguronte gjiun e Vlorës, d.m.th-në vëndqëndrimin e nëndeteseve, për këtë kishte eshe 19 copë anije ndihmuese. Nëndetëset ishin që nga Lufta e Dytë Botërore, por të përmirësuara, nga kjo eksperiencë, e tipit dizel elektrik (d.m.th-në, jo atomike), të ndara Projekt 611, me autonomi veprimi 90 ditë, të quajtura oqeanike; Projekt 613 me autonomi 45 ditë të mesme detare dhe Projekt 615 me autonomi 15 ditë. Marrja në dorëzim e këtyre 12 nëndetësve, sipas marëveshjes së datës 26.3.1959, kur të përgatiteshin marinarët shqiptarë, prej instruktorëve sovjetikë, sipas nenit 1, do të bëhesh gjatë periudhës 1959-1962, ndërsa sipas nenit 5 të këtij Projekti, të gjitha riparimet e mesme të nëndetseve dhe anijeve do të beheshin në B.S. Pa e zgjatur, në nenin 12 të kësaj marëveshje shkruhet: “Kjo marëveshje lidhet për dhjetë vjet dhe automatikisht, zgjatet po për aq kohë në qoftë se asnjëra nga palët, gjashtë muaj para mbarimit të saj, nuk i paraqet palës tjetër dëshirën për ndalimin e veprimeve konform marëveshjes. Marëveshja hyn në fuqi menjherë pasi të firmohet”. Mbrapa kësaj marëveshje ekzistojnë pese lidhje materialesh me listat përkatëse, që do të mernin në dorëzim shqiptarët. Fakt është, që kjo marëveshje nuk u firmos kurrë dhe mbi të gjitha, mbeti Tepër-Sekret për të gjithë oficerët e bazes deri më sot. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të B.S-së Firubin, me Zëvendës të tij komandantin e flotës së Detit te Zi, Kasatonov dhe Zëvendësministri i Punëve te Jashtne të Shqipërisë, Halim Budo, me zëvendës komandantin e flotës sonë, Hito Çako, ishin në dijeni të Projekt- Marëveshjes të vitit 1959.

Cila ishte detyra jonë ?

Detyra jonë, si ushtarakë, ishte vetëm përgatitje, sa më mirë, që të ishim të aftë të mernim në dorëzim nëndetëset. Miprëpo “instrukrorët” sovjetikë na mësonin vetëm në mënyërë empirike: më shiko mua dhe mëso. Asnjë shpjegim teorik. Siç dihet, që nga fundi i vitit 1959, politika e miqësisë po ndryshonte nga lartë, por ne në bazë, akoma nuk dinim gjë, përse këto tetë nëndetëse dhe “Katelnikovi”, na shmangej për dorëzim me pretekste të ndryshme. Komandanti i B.U.D-it, ishte kapiten i rangut të parë Jegorov, për tetë nëndetëset dhe dy bazat lundruese, që i komandonte ai në fakt. Unë (Dashamiri), si komandant i B.U.D-it, e deri poshtë quheshim dublantë të sovjetikëve deri, sa të na i dorëzonin nëndetset…Toka, deti, flamuri ishin tonat. E vërteta ishte, se sovjetikët ndodheshin kudo, në drejtim të pranishëm e të pa dorëzuar juridikisht, për nëndetëset. Problemi tjetër, ishte përgatitja jonë. E theksoj vetëm në mënyrë empirike, jo mësime me baza, sepse një nënujësi (marinar), i përgatitur, i duhen gjashtë muaj shkollë, instruksione (960 ore), pastaj kalon katër detyra kursore me 1120 ore. Që të bëhesh marinar i nëndetses, duhen kështu 2080 orë, të fituara, teori-praktikë. Ne kështu duhej të përgatiteshim, por në fakt nuk u përgatitëm, sepse kishim bërë vetëm 960 orë gjithsej. Oficeri i nëndetses, detyrimisht, duhej të mbaronte shkollën e lartë të marinës për 4 vjet, pastaj për t’u bërë komandant nëndetse, i duhet te kalonte, 7-8 vjet stërvitje me detyra të ndryshme. Kur erdhëm nga Sevastopuli në Shqipëri, që të mernim nëndetset në ngarkim, duhej, të kishim bërë të paktën 2080 orë (15 muaj), por në Sevastopul, kishim bërë vetëm 5-6muaj. Pse? Po prishej politika dhe na u reduktua përgatitja. Këtu, u kapën sovjetikët, për të mos na i dorëzuar 8 nëndetset etj. Kapiteni i rangut të dytë Xhemal Cani, pati fërkime me Jegorovin dhe e hoqën, duke më emëruar mua (Dashamir Ohri). Jegorovi e dinte, që marëveshja, ishte e pafirmosur, por thjesht, si “Projekt”, ndërsa ne i binim “bilbilave” kot. Kur po fillonte prishja e mardhënieve,  të dy palëve filluan tu jepen orientime nga qëndra. Në “lojë” kryesorë, ishin Firubini, nga Ministria e Punëve të Jashtme Sovjetike dhe Zëvëndësi i tij, komandanti i Flotës së Detit të Zi, Kasatonov, ndërsa Halim Budo dhe Hito Çako, për palën shqiptare, të cilët ndiqnin situatën praktike, sipas porosive politike nga lart. E gjithë lufta u përqëndrua për katër nëndetset dhe Tomorrin, midis shqiptarëve dhe sovjetikëve, sepse tete nëndetset dhe “Katelnikovi”, nuk ishin shkelur asnjeherë, nga ekuipazhet shqiptare, që kur erdhën dhe ikën mga Pashaliamani.A u bënë sabotime nga sovjetikët? Në ora 8, të datës 6.6.1961, sipas Projekt-Mrëveshjes, përkatëse midis dy palëve, do të bëhej largimi nga B.U.D dhe nga Sazani i sovjetikëve. Ne kishim çuar më parë nga Sazani dy gjuajtës për remont në B.R.S.S, të cilat nuk u kthyen dhe na ngelën vetëm 4 copë. Njëkohësisht unë, si komandant i garnizonit të Gjiut të Vlorës dhe B.U.D-it i vajta gjysmë ore para, orës 24 të kësaj date, tek Riballko, komandanti përkatës i B.U.D-it. Në zyrën e tij i thashë, që do të mbanin përgjegjesi të plotë për dëmet që po bënin sovjetikët, tek Tomorri. Pas 15 minutash sovjetikët u larguan nga Tomorri dhe aty u lanë me shërbim vetëm marinarët shqiptarë. (Jegorovi dhe Riballko, që e zevendësoi atë, u bënë të dy kundëradmiralë).

Një rrol të veçantë ka luajtur Zagrebini, kundëradmiral, i cili rinte ne ambasadën sovjetike dhe ishte më i djallëzuari. Kur vinte në Pashaliman, e merje vesh, si shkonte politika. Avash, avash, na thonte, se do ti merni detyrat dhe nnëdetset, por t’iu takojnë zyrtarisht. Kulikovi, ishte kapiten i rangut të parë dhe këshilltar sovjetik praën K/Admiralit të flotës sonë Hito Çako dhe dëgjonte mbi të gjitha Zagrebinin.

Tek filmi “Ballë për ballë”

– Filmi “Ballë për ballë”: Ismail Kadare, ishte skenaristi, ndërsa unë (Dashamir Ohri), isha caktuar konsulent ushtarak. Kadare, kishte idenë, se B.U.D, ishte i sovjetikëve. Ndërsa unë kisha idenë, se të dy palët shqiptarë dhe sovjetikë, ishin në një shtëpi dhe për shkak divorci do të behej edhe ndarje. Kur xhirohej filmi, u shpreha kundër idesë së mësipërme të Kadaresë dhe thashë, se nuk do të mar pjesë në xhirimin e filmit. Mbeti puna një deri në dy muaj pa u xhiruar. Më lajmëroi, Zëvëndësministri i Mbrojtjes Popullore, Nazar Berberi, që na mbulonte, si detyrë, për t’u paraqitur në zyrën e tij. Vajta gjysmë ora përpara. Më takoi Mehmet Shehu. – “Pse Dashamir e vonon filmin, je konsulent. Unë i thashë: “Shoku Mehmet, nuk dal kundër partisë, vetëm, që baza e Pashalimanit është e jona, e Enver Hoxhës. Këtë e ka thënë Enver Hoxha, që baza është e jona”. Mehmet Shehu, më tha: “Fillo filmin! Me Kadarenë do të bisedoj unë”. Pas kësaj unë u vura në dispozicion gjithçka, që donin për filmin, ndërkohë Kadareja kishte ikur në Turqi. Me telefon i thashë Kadaresë: “Do të bëjmë filmin, e do të mbetesh i habitur!”. Akoma ehe sot nuk e di arsyen, se pse Kadareja, këmbënguli, që B.U.D të ishte e sovjetikëve dhe jo e shqiptarëve

Në fakt sovjetikët bënin ligjin, sepse e dinin që marëveshja nuk ishte firmosur dhe për politikë e quanin “Baza e Juaj”  dhe e Traktatit të Varshavës. Kuptohet, që Shqipëria ishe anëtare e Traktatit të Varshavës dhe nuk do te luftonim vetëm ateherë, kunder “Flotës së Gjashtë” amerikane. Kështu e dinim. Sovjetikët instruktorë, kishin marë porosinë e tyre nga qendra-Moska, se në marëveshjen ekzistonte thjesht një projekt, por jo ligji i miratuar midis dy palëve. Prandaj çështja se të kujt ishin nëndetset, për mua do të thoshte, politikisht tonat, ndërsa ligjërisht të sovjetikëve. Ekuipazhet e tyre (500-600 veta), sovjetikët i mbanin vetë, me furnizime autonome dhe çdo gjë. Ata për të gjitha nëndetset, për çdo remont te mesëm do e çonin në Bashkimin Sovjetik. Nëndetset tona, kur u larguan sovjetikët, kishin marrë fund, si gadishmëri, pa lere se ç’thoshte partia! Nevoja për remont të mesëm i kishte bërë nëndetse të konsumuara. Pergatitja luftarake e jona, ishte gjysmake, sepse vetëm 50% e stërvitjes ishte bërë, si kohë mësimore. Kundëradmirali, Zagrebin, këtë e dinte, prandaj na thoshte: “S’jeni gati të merrni nëndetset”. Bateritë e nëndetseve kishin shkuar në fund. Vetëm një kompleks baterie, për një nëndëtsëse është mbi 100 ton. Kuptohet, se sa punon nëndetsja pa bateri.

– E vërteta e përplasjes me sovjetikët, nuk është aspak, si në film, apo në propogandë.

Në Shqipëri, ka qenë Gjeneral-Kolonel Andrejev dhe, kur erdhi në Pashaliman, për kushtet tona, propozoi, që tu montonin artileri nëndetëseve. Po të shkonin në B.R.S.S për të montuar artilerinë, nuk do të ktheheshin më, si ato të parat. Ne nuk e lejuam, sepse, po të kishin artileri nëndeteset nuk mund të zhyteshin.

Gjyqi i Teme Sejkos

Në atë kohë zhvillohej gjyqi i Teme Sejkos dhe sovjetikët thanë: “Çjanë këta barinj që gjykohen?”. Ne i’u përgjigjeshim: “Këtë e di udhëheqja”. Filloi përplasja duke sharë partinë, Enver Hoxhën. Bëri mbledhje Andrejevi, me oficerët e vet, ndërsa ne morëm urdhër të mos u përgjigjeshim.Urdhëri i prerë dhe i drejtpërdrejtë nga Enver Hoxha ishte: “Gjak Sovjetiku në Pashaliman, nuk do të pikojë. Edhe në qoftë se do të përdornin armë ata, trup mbi trup do të kaloni, e do ti mbani nëndetset ju, por kurrsesi që të përdorni armë”. Në fakt nuk është nxjerrë asnjë armë nga asnjë palë, por vetëm ndonjë sharje politike, midis marinarëve, por jo midis oficerëve. Bile, kur do të vinte komandanti i flotës së Detit të Zi, Abdi Matit, iu dha urdhër direkt nga Enver Hoxha: “Të bëhen të gjitha ceremonitë e flotës në pritje të komandanit të flotës së Detit të Zi”. Kështu u bë. Po të bëhej përplasja me armë, nuk do të merte vesh i pari të dytin.Vetëm në bazën lundruese Tomorri me 450 vënde, ishim mbi 600 veta bashke sovjetikë dhe shqiptarë. Përqëndrimi ynë, ishte që të mbanim me çdo mënyrë 4 nëndetset dhe Tomorrin. Përpara dy tre ditëve se të largoheshin sovjetikët, Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme të B.R.S.S-së, Kasatonovi, Firubini, mbledhin të tyret në tetë nëndëset dhe i dhanë urdhërin, që në 6.5.1961  do të largoheshin. Vetëm atëhere, u hoë maska: U ul flamuri ynë nga tetë nëndetset dhe “Katelnikovi”, të shoqëruara me urra dhe brohoritje nga marinarët sovjetikë, u larguan fiks në orën tetë. Ata me tetë nëndetset, ndërsa ne me katër nëndetset. I thosha vetes: “Dashamir mbyll  gojën”. Politika, të bënte të thoshje: “Si e doni zotëri?”. Kur shkova në B.S. unë fluturova nga gëzimi, sepse mu plotësua ëndra. Studiova, nga viti 1952-1957, mbarova shkelqyeshëm dhe kur u krijuan në Durrës dy brigadat detare (Pashaliman dhe Sazan), kisha një pasjon të madh për detyrën. Tentativa për shpërdorim dhe shkatërrim pati vetëm, nga sovjetikët tek Tomorri, të cilat arritën të ndreqeshin me zëvëndësimin e shërbimit 24 orësh vetëm prej marinarëve tanë. Kjo ishte, ajo skenë, që në film thuhet midis meje (Komandantit Bermema) dhe komandatit sovjetik, që lidhet vetëm me Tomorrin. Asgjë më tepër.

Tani, që kthej kokën prapa dhe gjykoj i lirë sot, mund të them që B.U.D, u la në atë gjëndje, as për luftë e as për paqe. Si gadishmëria teknike ashtu edhe përgatitja përgjysmë e jona, nuk siguronin, atë nivel megallomanie, që propogandonte Enveri. Dihet, që një nëndetëse, për një defekt të vogël, nuk lejohej të dilej në det. Lufta e jonë ishte kundër një “koalicioni armiqsh” dhe kundër NATOS. Deri sa qenë sovjetikët nuk bëmë ndonjë stërvitje të madhe të përbashkët, në kuadrin e Traktatit të Varshavës, sepse nuk ishim  të përgatitur. Fakt është, që sovjetikët nuk na dhanë dijet e duhura, nuk dhamë as provime, e si përfundim nuk i morëm as në dorëzim. Për vete mbeta, një komamndant i B.U.D-it, dublant, ndërsa sovjetikët, të gjithë instruktorë nga lartë poshtë. Kjo nuk ishte e drejtë, sepse duhej të zbatohej programi i plotë. E them këtë, se sakrificat tona ishin të mëdhaja. Eksperienca që fituam nga sovjetikët mbeti, duke e parë zanatin “vjedhurazi” dhe jo të bënim një kalim gradual klase, nga e para tek e katërta me orë të plota. Skenat në film janë polirtike dhe aspak reale. Familjet tona dhe sovjetike banonin gjashtë km larg Pashalimanit. Ata, ne vila një katëshe, ndërsa ne në shtëpi dy katëshe. Kurse mbrëmje vallëzimi kishte! Ata bënin paradë mode me gratë e tyre, ndersa tonat nuk dinin. Rroga e Jegorovit ishte 50000 lekë, ndërsa e imja 12000, pa folur për ushqimet dhe të tjera privilegje, tek të cilat, kishte diferencime të mëdha. Manovra në film, ishte një ide, jo realitet, që të ketë ndollur. Një regjizor francez, kur e pa filmin, e cilësoi të mrekullueshëm dhe na pyeti, se sa kishim harxhuar për të. Ne i thamë se ishte sekret. Kuptohet, që truku i filmit u bë me katër nëndetset tona, duke ndrruar numrat, i treguam, si dymbëdhjetë. Xhirimi vazhdoi gjashtë muaj, në Sarandë, Durrës dhe Vlorë.

Më pyete për kinezët?

Për mendimin tim duhet t’i jemi mirënjohës për çdo gjë, ndërsa sovjetikët, na e kanë pasur me hile. Kur erdhën kinezët, për 5-6 vjet i bënë remont të mesëm, nëndetseve, duke i bërë të reja. Kinezët, nuk kanë sjellë nëndetse, por 38 copë katera silurues dhe gjashtë i kishim ne më parë. Ata sollën, gjashtë gjuajtës me vaporrë special, baterri për nëndetëse dhe paisje rezërvë, mjaftë cilësore dhe sasiore. Pas prishjes me B.S, ne ishim të shkatërruar, por na nxori nga situata kinezi. E si do të mund të lufonim neve kundër flotës së VI ?! Ata zotëronin ajrin, tokën, kishin një ekuipazh, prej 5000 vetash dhe katër nëndetse atomike. Të mbash me ushtri nëndetëse, kërkon një thes me para. Mbështejtja në forcat e veta mori fund, sepse me se do ti furnizoje? I kërkuam sovjetikëve, pastaj kinezëve, një radiostacion “Tarant”, me të cilën zbulohet në tërë globin nëndetsja. Një të tillë kishte, gjatë luftës së dytë botërorë, vetëm Hitleri në Francë dhe sovjetikët në Gorki. Personeli, duhej deri në 300 veta. Ku mund ta përballonte Shqipëria këtë teknikë? Në vititn 1982 kishim gjithsej 64 anije lufte, dhe po ne kete vit  kur dola në pension, në Porto-Palermo, u bënë tynele, për tre nëndetëse. Të mbaje një nëndetëse, ishte e barabartë me një regjiment kundërajror, por ajo mbahej vetëm politikisht, ndërsa ekonomikisht nuk ishte e mundur. Prandaj viti 1997 për mua ka qenë turp dhe tradhëti. Kuadri nënujës, në të gjithë botën bën betimin dhe kanë kushtetuën. Po të donin marinarët dhe oficerët i kishin lëvizur anijet dhe nëndetset, drejt Sazanit dhe nuk ka vlerë justifikimi i tyre, se na dolën përpara, fëmijë dhe gra.

Dergimi në Sazan i nëndetsve dhe të anijeve, nuk do të mundësonte shkatërrimin e tyre nga banditët, megjithëse 90% e oficerëve ishin kundër qeverisë. Me kater silurues, këta oficerë ikin me familjet e tyre ne Itali. E prej ketyre lloj oficerësh janë marë në detytrë, pas vitit 1997. Turp! Megjithëse kinezët na i lanë depot plot dhe me gadishmëri, si kurrë ndonjeherë, ato u larguan nga detyra, në vënd që t’i ruanin, si  pronë e shtetit, popullit dhe atdheut. Asnjë vënd në botë, përveç nesh nuk e ka bërë këtë veprim, për më keq, i mbetur pa u gjykuar”.

Në përfundim e mbyllëm bisedën me një ngjarje të njohur nga të gjithë oficerët e historisë së bazëes dtare, ku Dashamir Ohri, për pesë muaj e ca me nëndetëset, që komandonte, përshkroi të gjithë mesdheun dhe pëllmbë për pëllëmbë, bregdetin e Italisë, pa u diktuar. Po, ky duhet të ishte një skenar real, për një film historik.

( Dhënë për Telegraf me 28 dhjetor 2005 )