“Pse më pe”, sherr i madh mes të rinjve, vritet me thikë 19-vjeçari shqiptar

494
Sigal

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje.

Aty ka mbetur i vdekur një 19- vjeçar, siç konfirmon prokurori Ramiz Buzhala.

“Janë dy grupe dhe janë perfshire 8 persona, të ndarë në dy grupe me nga 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur, i datelindjes 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”, ka thënë ai..

Sipas tij, sherri ka ndodhur për shkaqe banale. “Jo më pe, jo ti, e kështu”, ka thënë ai.