Emigrantët rikthehen për festat, fluks në Kapshticë

596
Sigal

Emigrantët rikthehen për festat e fundvitit. Gjatë orëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar të emigrantëve që kanë zgjedhur të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjarëve të tyre në Shqipëri. Ditën e djeshme, 27 Dhejtor në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 6003 dhe kanë dalë 2500 shtetas. Ndërkaq, më orët në vijim pritet që fluksi i emigrantëve që kthehen nga Greqia të jetë në rritje.

Kjo ka bërë që policia në të gjitha pikat e kalimit kufitar, strukturat e departamentit për kufirin dhe migracionin të angazhojë maksimalisht masa shtesë për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve. Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajshme, duke eleminuar radhët e gjata. Po bashkëpunohet dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët italianë, grekë, të Maqedonisë së Veriut, malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga fluksi.