Ne duhet të lutemi për Amerikën!

318
Sigal

Nga Tritan Shehu

Numri i viktimave prej Covid 19 në ShBA kaloi 45000, ajo ndodhet nën goditjen e fortë të kësaj pandemie.

Nuk mund kjo të mos gjenerojë dhimbje të thellë, solidaritet të pa kufishëm tek të gjithë miqtë, partnerët, tek të gjithë ata që duke u përpjekur a aspiruar për demokraci e liri kanë gjetur e gjejnë në atë vend të vlerave universale, një aleat, mbështetje e shpresë të madhe.

Dhe midis tyre, në radhë të parë duhet të jemi në shqiptarët, që në historinë tonë e kemi provuar shumë herë këtë mesazh amerikan, kemi marrë që andej qoftë dhe një rreze dritë, edhe atëherë kur ishim nën pushtime a diktatura, pothuajse pa shpresë për të ardhmen.

Është jo thjesht një obligim i yni madhor, por shumë më tepër, të shprehim në këto momente të vështira për atë popull të madh, në forma nga më të ndryshmet dhimbjen tonë, mbështetjen tonë qoftë dhe shpirtërore, besimin në atë që kjo “stuhi” do të fitohet, ashtu si janë fituar nga ai vend shumë të tilla në histori, duke hapur kështu rrugët e lirisë e zhvillimit për shumë e shumë popuj e vende.