Nesër do të lexoni/ “Skënderbeu” poema e Grigor Perlicev e vitit 1861

989
Gëzim Llojdia

Në 500-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, gazeta “Ðrita”, gazetë letrare e asaj kohe, në vitin 1967 sjell për botim një fragment poemë të shkruar nga poeti bullgar Grigor Perliçev, e cila i kushtohej Skënderbeut shkruar në vitin 1861,e përkthyer në gjuhën shqipe nga Spiro Çomora. Ngjarjet zhvillohen në një kamp pushtues, pra aty na paraqitet tabloja e kampit turk gjatë natës, përpara luftës dhe fillimin e ndeshjes me Ballaban Pashën, të nesërmen. Poema, është shkruar në shekullin e 19-të. Ky është njoftimi që jep gazeta letrare: “Drita” Një autor tjetër shkruan infoglobi.com: Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht “Skënderbeu” (1861), që mbeti dorëshkrim. Aty i këndon heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe prijësit të tyre, Skënderbeu, i cili jepet edhe si mbrojtësi i popujve të tjerë të Evropës. Poema Perliçevit është e frymëzuar nga vepra e Barletit. 

Kush ishte autori Grigor Stavrev Parlichev
Grigor Stavrev Parlichev ishte shkrimtar dhe përkthyes bullgar. Ai lindi më 18 janar 1830 në Ohër, që aso kohe ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe vdiq në të njëjtin qytet, më 25 janar 1893. Parlichev studioi në një shkollë greke në Maqedoni. Në vitet 1850 ai punoi si mësues grek në qytetet Tiranë, Prilep dhe Ohër. Në vitin 1858 Parlichev filloi të studionte mjekësinë në Athinë, por u transferua në Fakultetin e Gjuhësisë në 1860. Po atë vit Parlichev mori pjesë në garën vjetore poetike në Athinë duke fituar çmimin e parë për poezinë e tij, në bullgarisht “The Serdar “, shkruar në greqisht. I respektuar si “Homeri i dytë”, iu dha bursa e universiteteve në Oksford dhe Berlin. Në atë kohë ai pretendonte se ishte grek, por opinioni publik në Athinë theksonte origjinën e tij jo-greke. Parlichev i pakënaqur nuk pranoi bursat e ofruara dhe u kthye në Ohër në vitin e ardhshëm akademik. Shtëpia e Grigor Prličevit ishte në Ohër, Maqedoni. Në 1862, Parlichev u bashkua me luftën për kishën dhe shkollat e pavarura bullgare, edhe pse vazhdoi t’iu mësonte nxënësve greqishten. Pasi kaloi disa kohë në Konstandinopojë në vitin 1868, duke u njohur me letërsinë sllave të Kishës, ai u kthye në Ohër, ku mbështeste….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal