Nesër do të lexoni/ Shkolla shqipe si kërkesë numër një nga çamët në peticionet drejtuar Qeverisë greke

787
ARKIVA / Detaje nga letërkëmbimi i Mithat Frashërit, Ministrit të parë Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi
Leonard VEIZI
(Vazhdon nga numri i kaluar)
Një rast elokuent është ai i fshatrave Gardhiq dhe Dragum, dy fshatra krejtësisht shqiptare, siç shihet në telegramin e tyre dërguar Asistentit (Përfaqësuesit) të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve, nga Athina, më l3 shkurt l926: 
“Në qoftë se Z. (Qenan) Mesare, je vërtet përfaqësuesi i Shoqërisë së Kombeve, edhe në qoftë se me të vërtetë kjo Shoqëri e Kombeve respekton parimet e njerëzisë dhe të qytetërimit, ju lutemi, në Emër të Perëndisë, të bëni demarshet e duhura…”
Këto dy fshatra u zbrazën për të liruar shtëpitë dhe tokat e tyre për refugjatët grekë nga Anadolli. Duke iu drejtuar Komisionit Mikst, dhe Përfaqësuesit të Turqisë, më l9 shkurt l926 ata shkruajnë:
“Në emër të 800 banorëve të fshatrave Gardhiq dhe Dragum, ne kemi ardhur në Athinë për t’iu lutur Qeverisë sonë të madhërishme greke dhe Presidentit të saj të madh Pangalos, që të lirojnë Gardhiqin dhe Dragumin nga refugjatët dhe të na kthehen pasuritë tona tërësisht. Ne jemi shqiptarë të gjithë dhe asnjë nuk do të largohet nga Greqia. Ju lutemi t’i jepet urdhër Zotërijve Slieben e Floridhi (kryetar e N/Kryetar të Nën-Komisionit, Komisioni Mikst i Epirit) të pushojnë përndjekjet ndaj nesh dhe kërcënimet për shpërngulje. Ne nuk do të nisemi kurrë.”
Cinizmi i politikës greke u bë i qartë edhe nga deklarata e Z. Mitromakti….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal