Nesër do të lexoni/ Çamët, përse nuk kishin besim tek qeveria shqiptare

751
Sigal

ARKIVA / Detaje nga letërkëmbimi i Mit’hat Frashërit, Ministrit të parë Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi

Leonard VEIZI

(Vazhdon nga numri i kaluar)

Në një informacion të vazhdueshëm mes Mit’hat Frashërit dhe Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare vihet në dijeni për kushtet e rënda në të cilën ndodhej popullsia çame në kufijtë e shtetit grek:

Kundërshtimi grek

Më 30 tetor l924, Legata shqiptare në Athinë merrte këtë Memorandum nga “banorët çamë të Margëlliçit”:
“Shkëlqesë! E shohim tepër të nevojshme të sjellim në dijeni se veprimet dhe masat e kohës së fundit të autoritetit lokal kundra enteve të përgjithshme të popullit tonë të mjerë, kanë kalue “kufinë, sa nuk është e mundur të durohen më!” Sistemi të cilin përdor Qeveria në kurriz të popullit të mjerë çam, të m’besoni dhe të jeni të bindur, e padyshim se në kohë shumë të afërme do ta shfarosi krejt e nga themeli dhe keni për të dëgjuar vajin e fundit të mallëngjyer të krahinave të Çamërisë…”
Përgjigja e ministrit
Nga ana e tij, Mit’hat Frashëri, i tronditur nga tragjedia që po mbështillte kryesisht popullsinë myslimane çame, i drejtonte këtë thirrje dëshpëruese Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë:
“Z. Ministër! Për fat të keq nuk u bë gjë gjer më sot. Kështu që tani, Greqia elementin shqiptar të Greqisë e pakësoi përgjysmë, ata që mbetën i mundon me çdo mënyrë, kurse elementin grekofon të Shqipërisë po e forcon indirekt dhe kërkon mbrojtjen e tij. Më duket se edhe tani s’është vonë. Grekofonët e Gjirokastrës duan ekspulsuar, atëherë edhe çamët, në qoftë se nuk rrojnë dot në vendin e tyre, do të kërkojnë të venë dhe të instalohen në Shqipëri. Në mos u marrshin këto masa, kam frikë, Zoti Ministër, se elementi shqiptar do të fiket, dhe ay që do të mbetet do të demoralizohet, pa kujtuar që edhe Greqia po përgatit sundimin e saj mbi “Epirin e Veriut”

Qëllimi i grekëve….
Për më shumë nesër në gazet Telegraf