Nesër do të lexoni/ Bernard Zotaj: Skënderbeu, simboli i lirisë

1109
Simbol i bashkimit shqiptar
Lavdia dhe kujtimi i kohës së Skënderbeut u rrit duke frymëzuar më tej të gjitha luftërat e shqiptarëve në shek. XVI, XVII e me tej. Kjo lavdi u duk në lulëzimin më të madh të kuvendeve shqiptare që hartuan, projektuan e drejtuan luftëra për çlirimin e vendit. Emri dhe tradita e Skënderbeut, bashkë me elemente të tjerë të vetëdijes shqiptare, u bënë simbol i bashkimit shqiptar, simbol i forcës luftarake, i aspiratave dhe i krenarisë. Në pikat kulmore të historisë së luftërave të popullit tonë si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, luftërat për pavarësi dhe epopeja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, u bënë të lavdishme për historinë kombëtare, jo vetëm nga kushtet historike, por në një shkallë të mirë nga fakti se populli kishte krijuar në histori një shkollë të madhe të luftërave burrërore për liri. Luftërat e Skënderbeut zinin e meritonin një vend nderi të veçantë. Figura e Skënderbeut në zemrat e shqiptarëve erdhi duke u rritur e duke u bërë legjendare. Ajo u radhit midis figurave më të zgjedhura të botës mitologjike, në figurat e ndritura të së kaluarës të njerëzimit. Skënderbeu për shqiptarët ishte “kuçedra e botës së Arbrit” dhe “Lavdia e nderi i gjithë derës arbëreshe”, sikundër ka shkruar dhe theksuar Frang Bardhi, në një kohë që populli shqiptar kishte tepër nevojë për këtë figurë historike.
Figura e Skënderbeut çimentohet në vetëdijen kombëtare shqiptare…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal